Kroatët që zgjedhin të kthehen nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe të fillojnë biznesin e tyre do të marrin grante deri në 26 mijë euro [200 mijë kuna] si pjesë e skemës së re “Unë zgjedh Kroacinë”, ka njoftuar kryeministri Andrej Plenkoviq.
Në shtatë vitet e fundit, rreth 350 mijë qytetarë, kryesisht të rinj dhe shumë prej tyre me fëmijë, u larguan nga Kroacia ndërsa tregu i punës në vendet e tjera të BE-së u hap për ta. Popullsia ka rënë në 3.8 milionë krahasuar me 4.5 milionë që ishte 30 vjet më parë, përcjell Telegrafi.
Kjo është një skemë shërbimi për gjetjen e vendeve të punës, që inkurajon vetëpunësimin dhe parashikon një grant prej 6,700 euro për ata që kthehen nga vendet e tjera të BE-së për të filluar biznesin e tyre, si dhe grante për fillimin e një biznesi në zonat rurale.
Plenkoviq është shprehur se rivitalizimi demografik ishte tema kryesore për Kroacinë për shkak të plakjes së popullsisë së saj dhe tendencave negative demografike të 70 viteve të fundit.
Një skemë e ngjashme është parashikuar edhe për migrimin brenda Kroacisë, duke pasur parasysh trendin aktual të lëvizjes së njerëzve nga zonat rurale në ato urbane, ku ata shpesh jetojnë në njësi më të vogla banimi, si rezultat i të cilave priren të kenë më pak fëmijë.
“Kjo ofron një mundësi për ata që janë larguar së fundmi në ndonjë vend tjetër anëtar të BE-së, të gjejnë një motiv dhe të dëshirojnë të kthehen”, është shprehur Plenkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë