KRM "Çabrati" ndryshon orarin e mbledhjes së mbeturinave për shkak të festës së Kurban Bajramit

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” njofton të gjithë konsumatorët se, për shkak të festës së Kurban Bajramit, sektori për mbledhjen e mbeturinave nuk do të operojë të premten, më 6 qershor 2025.
Nga qytetarët kërkohet që të mos i nxjerrin mbeturinat para shtëpive apo oborreve gjatë kësaj dite, për të shmangur grumbullimin dhe ndotjen e ambientit.
Të gjitha lagjet dhe zonat që sipas planit operativ duhej të shërbeheshin më 6 qershor, do të mbulohen të premten, më 13 qershor 2025, gjatë javës së ardhshme.
KRM “Çabrati” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































