Dy sfera të rëndësishme në mbarë shoqërinë janë gjithnjë e më shumë, politika dhe ekonomia. E para gjeneron të dytën por mund të konstatojmë se janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Kriza politike tre vjeçare në Maqedoni ka pasur ndikim të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike. Jo vetëm kaq, kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë, po reflektohet negativisht edhe në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Ekspertët e ekonomisë gjithnjë e më shumë alaramojnë për largimun e investitorëve të huaj dhe mos interesimin për në Maqedoni. Rritja e borxhit publik, vonimi i rrogave, rritja e kredive të qytetarëve, papunësia, janë disa aspektet tjera negative, që kanë vështirësuar prioritetet ekonomike të qytetarëve por edhe bizneseve.
Arben Halili, ekspert ekonomik dhe drejtor i Zonës së Lirë ekonomike në Tetovë, thotë se kriza pavarësisht prioriteteve të shumta strategjike në nivel shtetëror, nuk mund të pretendohet kurrfarë rritje ekonomike në vend.
‘Kriza ekonomike në Maqedoni e cila tashmë është e futur në vitin e tretë e deri më sot, paraqet goditjen më të rëndë ndaj biznesit. Në këtë drejtim planet strategjike zhvillimore të kompanive në përgjithësi, janë tkurrur dukshëm dhe kjo është pikërisht si rezultat i paqëndrueshmërisë politike në vend. Mungesa e planeve zhvillimore të biznesit, influencon jo vetëm në këmbimin tregtar të vendit por njëkohësisht edhe në rritjen e GDP-së. Personalisht ndaj bindjen që viti 2017 do jetë viti që do shënojë rritjen ekonomike më të ulët krahasuar edhe me vitin e kaluar dhe e gjithë kjo i faturohet pikërisht paqëndrueshmerisë politike.
Pavarësisht prioriteteve të shumta strategjike në nivel shtetëror, nuk mund të pretendohet kurrfarë rritje ekonomike në vend, përderisa sfida e biznesit është pikërisht kjo me të cilën ballafaqohet tash e tre vite. Ajo që para tre vitesh ishte përkushtimi dhe interesi i biznesit, pra realizimi i projekteve investive dhe gjetja e tregjeve të reja, sot biznesi vendor ballafaqohet me sfidën e mbijetesës. Madje vetëm vitin e kaluar biznesi vendor u ndesh edhe me një problematikë, atë të ryshqyrtimit të kontratave për bashkëpunim me partnerë të ndryshëm nga jasht’, vlerëson Halili.
Si biznes që jemi në kontakt të përditshëm me klientë, mundet vetëm të vërtetojmë se kriza politike ka pas ndikim të madh negativ, kështu deklaron Albert Ziberi, menaxher kompanisë LIAL.
‘Kjo në veçanti e potencuar në muajt e fundit! Duke mos pas një pasqyre të qartë sesi dhe kurrë do të mbarojë kjo krizë, klientët e kanë humbur disponimin për të blerë produkte, ndërsa ne si biznes kemi vështirësi në realizimin e planeve afatshkurte për shkak të vonesës së pagesave dhe uljes së volumit të punës, si dhe në parashikimin e trendeve afatgjate’, thekson Ziberi.
Të njëjtin qëndrim e ndajnë edhe përgjegjës i kompanisë Alpi që merret me prodhimin e produkteve të qumështit, duke ia hedhur fajin politikës.
‘Kriza ekonomike është katastrofale. Ndër pengesat që na bëhen neve si kompani biznesi, është sistemi i pagesës, mospagesat e rregullta, mos kontrolli për legalizimin fiskal. Thjesht jemi në gjendje të mjerueshme. Puno shumë e puno pa vullnet. Pengesat janë se nuk jemi të mbrojtur nga shteti. Ju e keni parasysh ligjin ‘diciplinimi i pagesave’, për çfarë ishte ai ligj! Ne jemi ankuar se bizneset duhet të mbrohen. Në tre vitet e fundit kriza politike ka ndikuar më së shumti edhe pse ajo çdo vit e më shumë e shton ndikimin e saj si shkak i politikës. Momentalisht është kjo gjendje faktike’, thonë nga kompania Alpi.
Pronari dhe bletari i shitoreve Asel mjaltë sharri, Fuat Jakupi, thotë se njerëzit frikësohen të blejnë mjaltin sepse mendojnë se qytetarët mund të goditen nga skanare të ndryshme konfliktuoze.
‘Natyrisht se kriza politike ka ndikuar në të gjitha nivelet e biznesit. Tek njerëzit është mbjellur frikë se do të ndodhë diçka. Pavarësisht asaj se njerëzit e blejnë mjaltën si ushqim i përditshëm por edhe për aspekte shëndetësore, ata përsëri ngurojnë të blejnë. Te ne dihet se tregu është i vogël, por edhe kur ai treg sadopak i vogël goditet nga kriza politike, siç ndodh tani në Maqedoni, menjëherë vërehen telashet. Problem tjetër është se mungon kontrolla e cilësisë së mjaltit dhe paramendoni tani mjalta shitet me të madhe nëpër rrugë e trotuare dhe me një çmim shumë të ulët, shiten pa barkode dhe tiketë. Ne si bletarë e dimë se çfarë mjalte është ajo. Ajo është çdo gjë përveç se mjaltë jo. Dhe kur nuk ka kontrolle, atëherë moslojaliteti nuk na lejon të zhvillohemi edhe më tej si biznes, kjo për faj të politikës’, thotë bletari Jakupi.
Gjithsesi një vend siç është Maqedonia pa krizë politike do të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë së mirë, që nënkupton një klimë të favorshme biznesore dhe të investimeve të huaja, në të kundërtën situata politike do të mbetet një faktor i madh rreziku, jo vetëm për ekonominë por edhe në të gjitha sferat e jetës që ndikojnë në mirëqenien e njeriut. Sepse në fund të fundit pa një ekonomi të fortë nuk ka shtet demokratik dhe pa shtet demokratik shfaqet anarkia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë