LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike nuk është ajo për presidentin

Sqarimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, mundësi, për zgjidhje të ngërçit politik apo edhe thëllim të krizës, kjo mbetët në duart e krerëve Institucional për të zgjedhur.
Duke u bazuar në sqarimet e Gjykatës Kushtetuese së Republika e Kosovës që nga 31 Marsi, ka ushtruesin e detyrës, për postin Presidentit të vendit, ofron zgjidhje në opsione të ndryshme të cilat mund të jenë në disa forma.

1.
Po filloj nga varianti i parë, i cili do ishte njëkohësisht edhe varianti, ose zgjedhja më e keqe për vendin. Insistimi i partnerëve të koalicionit në zgjedhje të imponuara, ashtu siç e provuan njëherë, mënyrë kjo e cila është e predestinuar për dështim. Paralajmërimet që do të shkohet pikërisht me këtë variant, dhe se nëse nuk kalon të kërkohet votëbesim i Qeverisë, s’janë pretendime korrekte, pasi që do t’i kontribuonin drejtpërdrejtë përkeqësimit të gjendjes dhe thëllimit të krizës institucionale.


Opozita, tashmë në këtë rast, ndodhet në një pozicion më të favorizuar politik, në raport me pozitën. Pasi që mandatari i Qeveris, Kryeministri Thaçi, nuk e pa të arsyeshme herën e parë të kërkoj një konsensus partiak për postin e presidentit të vendit, por bëri të kundërtën, partitë opozitare tashmë kanë edhe një të drejtë morale të qëndrojnë në vijën e tyre.

Deklaratat nga disa akterë që kërkojnë nga partitë opozitare të lëshojnë pe dhe për hir të stabilitetit të vendit, mendoj që nuk janë aspak të drejta, ngase nuk mund të kërkohet diçka e tillë nga një opozitë e terë, e në anën tjetër, insistohet me çdo kusht në një individ që kontestohet nga te gjithë. Kjo me ngjanë që dikush po tenton të vejë veten në pozicion të barabartë me shtetin, “shteti jam unë”, duke pretenduar se unë duhet me qenë, por ju duhet të lëvizni, pa tjetër, për hir të Kosovës, nga pozicioni dhe nga kërkesat tuaja.

Një zgjidhje e tillë do të prodhonte destabilitet, do ta detyronte vendin të shkonte në zgjedhje të reja të ngutshme, dhe të pa përgatitura. E këto, vështirë se do krijonin zgjedhje me të mira se ato të 12 dhjetorit, dhe kriza veç sa do thellohej. Vendi do kthehej prapë në piken fillestare të para disa muajsh. Kjo nuk do duhej ndodhur në asnjë mënyrë.

2.
Prandaj zgjidhja do duhej të ishte, ajo konsensuale. Partitë të merren vesh për datën më optimale të zgjedhjeve të parakohshme, diku në pranverën e vonë të vitit 2012. Ndërkaq, deri atëherë të merren vendime të rëndësishme dhe urgjente për vendin. Të bëhen reforma zgjedhore, duke bërë edhe ndryshimet e domosdoshme kushtetuese, nga të cilat do të priteshin zgjedhje fer dhe korrekte.

Për sa i përket postit të Presidentit, për mendimin tim, pasi që ushtruesi i detyrës ka mandat të ushtroj këtë detyrë për gjysmë viti, nuk do duhej të bëhej temë fare, por të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe të përgatiteshin zgjedhjet direkte për Presidentin e vendit, në mënyrë që ky post të mos bëhet më pjesë e pazareve të turpshme politike.

Me një marrëveshje të mirëfilltë te spektrit të gjerë politik, pas ndryshimeve të duhura kushtetuese, do të ishte e mundur që të caktohej data kur do organizohej zgjedhja e presidentit të vendit nga votat direkte të popullit, të cilat do të organizoheshin këtë vit, brenda afateve të caktuara kushtetuese.

Duke patur parasysh mundësit reale për një zgjedhje optimale për vendin, konsideroj që posti i presidentit nuk do duhej të ishte temë fare a bisedimeve (pazareve) politike, të cilat nuk po sjellin asnjë rezultat, përpos që po degradojnë institucionin e të parit të vendit, pra postin e presidentit të vendit.

Në trend

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Kalo në kategori