Kriza politike ndikon në shlyerjen e borxheve të Maqedonisë (Video)

Kryetari i Biznes konfederatës së Maqedonisë, Mile Boshkov thotë se derisa vazhdon kriza politike nuk mund të ketë përmirësim të ekonomisë. Sipas tij, shteti nuk i shlyen me kohë borxhet ndaj kompanive dhe kjo ndikon në gjendjen e përgjithshme ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur bëhet fjalë për borxhin publik ndaj kompanive me siguri se ndikon direkt. Politika ndikon me vetë ekzistimin në shtet. Ose ndjenjës për stabilitet dhe jo stabilitet, direkt ndikon në gjendjen ekonomike dhe ekonominë e konsumit”, u shpreh Mile Boshkov, Kryetar i Biznes Konfederatës së Maqedonisë.
TV21 kontaktoi Ministrinë e financave me qëllim që të marrë informacion se sa është borxhi i shtetit ndaj kompanive në Maqedoni, por nga atje nuk morëm përgjigje në pyetjen tonë. Profesori Llazar Jovevski theksoi se faktor kryesor i cili ndikon në zhvillimin e ekonomisë së shtetit dhe konsumit është rroga e punëtorit, e cila është tregues relevant për jetë me dinjitet të qytetarëve.
“Vetë rroga direkt ose indirekt ndikon në konsumin dhe zhvillimin ekonomik. Sigurisht duke marrë parasysh rrogat edhe konsumin prekim edhe aspektin individual për të punësuarin dhe për gjithë shoqërinë”, tha Doc. Dr Llazar Jovevski, nga Fakulteti I Drejtësisë.
Sipas ekonomistëve ose të dhënave statistikore për një familje katër anëtarëshe për momentin janë të nevojshme mbi 500 euro në muaj për përmbushjen e nevojave themelore. Ekonomistët thonë se me rritjen e ekonomisë duhet të rriten edhe rrogat e punëtorëve me qëllim rritje të konsumit të tyre i cili më tej ndikon mbi gjendjen e përgjithshme ekonomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Punonjësit e Filharmonisë në RMV: Të hënën protestojmë, drejtori i institucionit po zgjidhet politikisht e jo sipas kritereve

Erion Veliaj reagon sërish nga burgu

Nis procesi i votimit në Primaret e PD-së, kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk