LAJMI I FUNDIT:

Kriza përfshinë industrinë e metalurgjisë së Maqedonisë

Kriza përfshinë industrinë e metalurgjisë së Maqedonisë

Shoqata e metalurgjisë në Odën ekonomike, jep alarmin se industria e metalurgjisë është para kolapsit, ndërkaq biznesmenët nga metalurgjia e zezë tregojnë se kapacitetet operojnë me prodhimtari të përgjysmuar, transmeton Telegrafi.

Kërkesa nga jashtë është zvogëluar, kurse taksat e shtetit e ngarkojnë tejmase këtë industri. Shoqata thotë se e ka njoftuar qeverinë për problemet, por nuk ka ende asnjë përgjigje.

Kjo shoqatë, kërkon që si lehtësim dhe mbështetje, shteti t’i liroj përkohësisht nga TVSH-ja dhe masat tjera financiare. Ndryshe, metalurgjia e zezë është degë me orientim kah eksporti dhe është një nga faktorët kryesorë të rritjes ekonomike në Maqedoni.


Kushtet e këqia në tregun botëror metalurgjik ku ka çmime më të ulëta të mallrave të parapërpunuar dhe papërpunuar ka ndikuar që të shfaqen probleme në këtë industri, pasi që kërkesa është më e ulët. Për shkak të kësaj, ka shënuar rënie prej 30% në 18% pjesëmarrja e industrisë në eksportet e industrisë metalurgjike në eksportin e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori