Një ndër krizat më thella politike që ka përfshirë Maqedoninë, që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, ka lënë nën hije kontestin e emrit me Greqinë, i cili deri para shfaqjes së krizës ishte pengesa kryesore për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian, njofton REL.
Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e këtij kontesti mbi 20 vjeçar, Matthew Nimetz, ditë më parë tha se ndoshta tani është momenti që të zgjidhet ky kontest, së bashku me krizën politike.
Për nevojën e mbylljes së këtij problemi është prononcuar edhe ambasadori amerikan Jess Baily, por përfaqësuesit e institucioneve të përballura me sfidat e reja të krizës politike nuk janë prononcuar lidhur me këtë çështje, të mbetur pezull.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve të këtij kontesti nuk presin asnjë lëvizje në drejtim të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje të pranueshme për të dyja vendet. Bekim Kadriu, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tetovës, thotë se në situatën e krijuar asnjë nga partitë nuk do të merrte guximin për të bërë ndonjë kompromis, që do të nënkuptonte ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.
“Nuk besoj se deri sa të formohet qeveria, apo deri pas zgjedhjeve, dikush do të merrte guximin të bënte diçka në këtë drejtim, të ofrimit të ndonjë plani për zgjidhje, apo të ndonjë emri konkret si propozim për zgjidhje, e kështu me radhë.”
“Por, edhe sikur të mos kishte zgjedhje, nuk mendoj se është atmosfera e përshtatshme, e volitshme, që të diskutohet për emrin, derisa të mos dilet nga kriza në të cilën ndodhet Maqedonia”, thotë Kadriu.
Ai madje vlerëson se kontesti i emrit me Greqinë, si një nga problemet në procesin e integrimit, është relativizuar, kundrejt problemeve të reja me të cilat po përballet Maqedonia, e që janë imponuar si kushte të reja në procesin e integrimit euroatlantik.
“Tani me krizën politike, çështja e emrit vlerësoj se është relativizuar. Maqedonia, në të njëjtën perspektivë në plotësimin e kushteve për negociata, tani ka probleme tjera, si çështja e stabilitetit të institucioneve, çështja e sundimit të ligjit, çështja e pavarësisë së gjyqësorit, e lirisë së shprehjes dhe mediave , e ndarjes së partisë nga shteti. Pra, të gjitha këto problemeveç e relativizojnë çështjen e emrit”, thotë Kadriu.
Edhe Denko Maleski, ish-ambasador në OKB dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, nuk beson se tani është momentin për zgjidhjen e kontestit.
“Ky ndoshta është moment më i keq që të iniciohet zgjidhja e kontestit të emrit. Këtë problem nuk arritëm ta zgjidhim në rrethana tjera më lehtësuese, madje që në vitet e para të pluralizmi, kur ndoshta edhe ishte momenti më i përshtatshëm.”
“Tani ndodhemi në situatë aspak të volitshme dhe nuk besoj se partitë do të ndërmerrnin një hap të tillë. Ato më së shumti që mund të bëjnë është që këtë çështje të vazhdojnë ta keqpërdorin për tema emocionuese tani para zgjedhjeve, nëse ndonjëra prej tyre inicion hapjen e problemit për debat”, thotë Maleski.
Statusin e shtetit kandidat, Maqedonia e ka fituar në vitin 2005, por që atëherë nuk ka mundur të nis bisedimet për anëtarësim me BE-në, për shkak të kundërshtimit të Greqisë, e cila si anëtare e BE-së, nisjen e bisedimeve me Maqedonisë e ka kushtëzuar me ndryshimin e emrit të saj kushtetuese.
Greqia pretendon se me këtë emër Maqedonia do të kishte pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior, që po ashtu mban emrin Maqedoni. Veç kësaj, Greqia konteston edhe identitetin kombëtar apo pretendimin e maqedonasve se janë pasardhës të maqedonasve antik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker