Kriza në ekonominë turke pas vënies së taksave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të ketë pasoja financiare për ekonominë e krejt Evropës.
Turqia, e cila listohej vitet e fundit si njëra prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në botë, por shifrat e saj mbresëlënëse u ushqyen nga borxhi në valutë të huaj. Huamarrja e vendit rezultoi në deficit në llogaritë e saj fiskale dhe ato tregtare, e sipas ekspertëve, Ankaraja nuk ka mjaftueshëm rezerva për ta shpëtuar ekonominë atëherë kur gjërat shkojnë keq.
Situatën duket se e ka rënduar edhe më shumë preferenca e Recep Tayyip Erdoganit për t’i mbajtur të ulëta normat e interesit, megjithëse inflacioni është tri herë më i lartë sesa objektivi i Bankës Qendrore.
Rënia e lirë e monedhës turke ka ngjallur frikë edhe përtej kufijve. Nuk janë të paktë ata që i druhen cenimit të sistemeve bankare europiane nga kjo situatë.
Erdogani i hedh poshtë pretendimet se ekonomia turke po përballet me telashe serioze, por flet për komplote të thurura kundër vendit të tij, duke përmendur një operacion të mirorganizuar kundër Turqisë.
Por, strategët e “J.P. Morgan Asset Management” janë të bindur se anëtari i NATO-s do të përballet me përkeqësim të kushteve financiare, me një luhatje të bindjeve të investitorëve, me një menaxhim të pamjaftueshëm të ekonomisë, e të gjitha këtyre i shtohen edhe tarifat amerikane.
Uashingtoni kërcënoi t’i shtrëngojë masat ekonomike mbi Ankaranë, nëse nuk lirohet prifti protestant amerikan, Andrew Brunson, i burgosur atje prej dy vitesh nën pretendimet e lidhjeve me grupe të paligjshme politike.
Përplasjet mes dy aleatëve të NATO-s i kanë parë secilin prej tyre të vendosin tarifa mbi palën tjetër, gjë që e përkeqësoi krizën e lirës turke, e cila që prej janarit ka humbur gati një të tretën e vlerës përkundrejt dollarit amerikan.
Kjo krizë po shihet me shqetësim edhe në vendin tonë. Aktualisht, Turqia është vendi i dytë më i madh importues në Shqipëri, pas Italisë, me 500 milionë dollarë importe në vit. Ndërkohë që eksportet shqiptare drejt Turqisë janë dukshëm më të ulëta, vetëm 20 milionë dollarë. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët