Pothuajse të gjitha kriptovalutat kanë shënuar rënie në 24 orët e fundit.

Bitcoin si kriptovaluta më e madhe duke e llogaritur kapitalin e tregut, sipas CoinMarketCap krahasuar me ditën e djeshme ka shënuar rënie prej 7.57 për qind, e cila aktualisht po tregtohet me 10,600 dollarë, përcjell Telegrafi.


Kjo kriptovalutë, pikun më të lartë të rritjes e arriti më 26 qershor, e cila u tregtua me 13,700 dollarë, ku ishte vlera më e lartë që nga marsi i vitit 2018.

btc 0107

Monedha më e popullarizuar është ende shumë më poshtë vlerës së saj më të lartë prej afërsisht 20 mijë dollarë, e cila u regjistrua në dhjetor të vitit 2017.

Ky vit ka qenë një vit i mbarë për këtë kriptovalutë, kjo pasi që filloi në rreth 3,700 dollarë për monedhë më 1 janar, por çmimi i kriptovalutës është gati trefishuar që nga ajo kohë.

top10 cry 0107

Nga top dhjetë valutave, rënie më të madhe ka pësuar Litecoin prej 9.31 për qind, përcjell Telegrafi.

Aktualisht vlera totale e 2,296 kriptovalutave arrin në 300 miliardë dollarë, ndërsa Bitcoin vazhdon të dominoj me 61.3 për qind të tregut. /Telegrafi/