LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet rikandidimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Speciales

Kritikohet rikandidimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Speciales

Një takim që u quajt i jashtëzakonshëm i mblodhi të premten anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ata konfirmuan emrat e kandidatëve për kryetar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe asaj Speciale.

Zejnullah Gashi qe kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Themelores, pasi kandidatja tjetër nuk kishte përmbushur kushtet e caktuara.


Madje, kur KPK e shqyrtoi kundërshtimin e prokurores Fitore Sadikaj për moskonfirmin e kandidimit të saj, mbledhja u mbyll për publikun.

Mosdekretimi i Isufajt, opozita e paunifikuar për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese
Lexo po ashtu Mosdekretimi i Isufajt, opozita e paunifikuar për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese

Por për dallim prej Themelores, për të parin e Prokurorisë Speciale ia kanë mësyrë katër kandidatë.

Ai që bie në sy më shumë është emri i Blerim Isufajt, i cili kandidon edhe për një mandat në krye të Speciales që tashmë e drejton, përderisa emri i tij vazhdon të insistohet nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit.

Për këtë ka kritika drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Ai thotë se Isufaj nuk e ka problem të lërë mandate në gjysmë për përfitime personale.

“I njëjti ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial me mandat 5-vjeçar. Ai kishte dhënë dorëheqje pas tri viteve, dhe në kundërshtim me ligjin kishte aplikuar për Kryeprokur të Prokurorisë Speciale, kjo kishte ngjallur reagime edhe nga partnerë ndërkombëtarë, për të vazhduar pastaj si kryeprokuror special me mandat 4-vjeçar, edhe këtë kishte provuar ta lë në gjysmë duke aplikuar për kryeprokuror të shtetit”, shprehet Miftaraj.

Përndryshe me konfirmimin e kandidatëve për kryeprokuror është hapur rruga për vazhdimin e procesit të emërimit të tyre, i cili kalon edhe në disa faza./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori