Shoqëria civile dhe njohës të sistemit të drejtësisë e konsiderojnë të papranueshme gjuhën që përdoret ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe eksponentë të kësaj partie duhet të tregohen të matur që përmes deklarimeve publike të mos i shkaktojnë presion Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë që kritikat e tyre karshi Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të bëjnë me ndërhyrje, por me “artikulim të qëndrimeve”, sipas tyre, në interes të shtetit të Kosovës, raporton KosovaPress.


Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, para dy ditësh, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë kritikuan Gjykatën Kushtetuese - disa ditë pasi e njëjta vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.Ndaj këtyre deklarimeve reagoi Gjykata Kushtetuese të hënën, ku mes tjerash thanë që “ndihet e shqetësuar me deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë”. Ndërkaq, theksuan se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj".

Të martën, edhe Ambasada gjermane në Prishtinë u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese si dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale.Reagimet e faktorit ndërkombëtar, sipas hulumtuesit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaçku, janë thirrje që eksponentët partiakë dhe qeveritarë të ndalin gjuhën denigruese ndaj Gjykatës Kushtetuese si dhe vetë gjyqtarëve në këtë institucion.“Çfarëdo deklarimi publik dhe sulmet që i bëhen gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Kushtetuese në tërësi përbëjnë në vetvete sulm ndaj pavarësisë kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, e cila është e mbrojtur dhe garantuar me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, politikanë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë duhet të kenë kujdes dhe të tregohen të matur që përmes ndërhyrjeve dhe deklarimeve publike të mos shkaktojnë presion në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj është e kuptueshme edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar që bëjnë thirrje zyrtarëve qeveritarë dhe atyre partiakë që të frenojnë gjuhën e tyre dhe mos të përdorin gjuhë denigruese dhe fyese, sidomos ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thekson ai.

Edhe avokati, Ardian Bajraktari, thotë se “sulmet e LVV-së karshi Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme si dhe minojnë besimin e publikut në këtë institucion”.“Sulmet dhe etiketimet në adresë të sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti kanë qenë diçka që në vazhdimësi e kanë karakterizuar pushtetin legjislativ në katër-pesë vitet e fundit. Ato që u panë janë në vazhdën e këtyre sulmeve, natyrisht të papranueshme dhe të pajustifikueshme, dhe si të tilla minojnë tej mase besimin e publikut në drejtësi, me theks të veçantë në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, vlerësoj se duhet të ndalen sa më parë dhe nuk i shkojnë për shtati askujt,” thekson Bajraktari.Mirëpo, ish-deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se deklarimet e kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk janë ndërhyrje në punën e saj, por më shumë janë artikulim i një qëndrimi, siç tha, “gjithmonë në mbrojtje të shtetit të Kosovës”.“Nuk bëhet fjalë për kritika apo ndërhyrje, por bëhet fjalë për artikulimin e një qëndrimi të qartë politik në interes të shtetit të Kosovës. Nuk ka interes më të lartë, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit, sesa të krijohen institucionet e reja. Këtë po e themi edhe ne. Nuk ka interes më të lartë për qytetarët që konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë mos të jetë e varur nga vota bllokuese e Listës Serbe”, thekson Rrustemi.Në lidhje me kritikat karshi Gjykatës Kushtetuese dhe reagimin e ndërkombëtarëve, të martën foli edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tha se Gjykata Kushtetuese dhe as gjyqtarët e saj nuk janë “ndonjë shenjtëri” që të mos flitet për punën e tyre.“Kushtetuta nuk e ndalon, as praktikat në botë, që të mos komentojmë vendime të gjykatave. Nuk ndalohet askund, është gënjeshtër. As nuk ndalohet kritika në raport me gjykatën – po flas për kritikën profesionale... Republika e Kosovës është shtet ku garantohet liria e shprehjes, kjo nënkupton edhe lirinë për të mos u pajtuar me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa i zbatojmë ato aktgjykime. Të gjithë i zbatojmë, pavarësisht a pajtohemi apo sa herë na duken absurde... Mos të pretendojmë se Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët janë ndonjë shenjtëri. Janë institucion publik dhe mund të flasim edhe për punën e tyre”, theksoi Osmani.

Këto reagime karshi Gjykatës Kushtetuese vijnë kur ajo vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serbShoqëria civile dhe njohës të sistemit të drejtësisë e konsiderojnë të papranueshme gjuhën që përdoret ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe eksponentë të kësaj partie duhet të tregohen të matur që përmes deklarimeve publike të mos i shkaktojnë presion Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë që kritikat e tyre karshi Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të bëjnë me ndërhyrje, por me “artikulim të qëndrimeve”, sipas tyre, në interes të shtetit të Kosovës, raporton KosovaPress.Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, para dy ditësh, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë kritikuan Gjykatën Kushtetuese - disa ditë pasi e njëjta vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.


Ndaj këtyre deklarimeve reagoi Gjykata Kushtetuese të hënën, ku mes tjerash thanë që “ndihet e shqetësuar me deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë”. Ndërkaq, theksuan se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj".


Të martën, edhe Ambasada gjermane në Prishtinë u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese si dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale.


Reagimet e faktorit ndërkombëtar, sipas hulumtuesit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaçku, janë thirrje që eksponentët partiakë dhe qeveritarë të ndalin gjuhën denigruese ndaj Gjykatës Kushtetuese si dhe vetë gjyqtarëve në këtë institucion.“Çfarëdo deklarimi publik dhe sulmet që i bëhen gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Kushtetuese në tërësi përbëjnë në vetvete sulm ndaj pavarësisë kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, e cila është e mbrojtur dhe garantuar me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, politikanë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë duhet të kenë kujdes dhe të tregohen të matur që përmes ndërhyrjeve dhe deklarimeve publike të mos shkaktojnë presion në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj është e kuptueshme edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar që bëjnë thirrje zyrtarëve qeveritarë dhe atyre partiakë që të frenojnë gjuhën e tyre dhe mos të përdorin gjuhë denigruese dhe fyese, sidomos ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thekson ai.

Edhe avokati, Ardian Bajraktari, thotë se “sulmet e LVV-së karshi Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme si dhe minojnë besimin e publikut në këtë institucion”.“Sulmet dhe etiketimet në adresë të sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti kanë qenë diçka që në vazhdimësi e kanë karakterizuar pushtetin legjislativ në katër-pesë vitet e fundit. Ato që u panë janë në vazhdën e këtyre sulmeve, natyrisht të papranueshme dhe të pajustifikueshme, dhe si të tilla minojnë tej mase besimin e publikut në drejtësi, me theks të veçantë në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, vlerësoj se duhet të ndalen sa më parë dhe nuk i shkojnë për shtati askujt,” thekson Bajraktari.

Mirëpo, ish-deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se deklarimet e kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk janë ndërhyrje në punën e saj, por më shumë janë artikulim i një qëndrimi, siç tha, “gjithmonë në mbrojtje të shtetit të Kosovës”.“Nuk bëhet fjalë për kritika apo ndërhyrje, por bëhet fjalë për artikulimin e një qëndrimi të qartë politik në interes të shtetit të Kosovës. Nuk ka interes më të lartë, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit, sesa të krijohen institucionet e reja. Këtë po e themi edhe ne. Nuk ka interes më të lartë për qytetarët që konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë mos të jetë e varur nga vota bllokuese e Listës Serbe”, thekson Rrustemi.Në lidhje me kritikat karshi Gjykatës Kushtetuese dhe reagimin e ndërkombëtarëve, të martën foli edhe presidentja Vjosa Osmani.Ajo tha se Gjykata Kushtetuese dhe as gjyShoqëria civile dhe njohës të sistemit të drejtësisë e konsiderojnë të papranueshme gjuhën që përdoret ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe eksponentë të kësaj partie duhet të tregohen të matur që përmes deklarimeve publike të mos i shkaktojnë presion Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë që kritikat e tyre karshi Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të bëjnë me ndërhyrje, por me “artikulim të qëndrimeve”, sipas tyre, në interes të shtetit të Kosovës, raporton KosovaPress.


Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, para dy ditësh, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë kritikuan Gjykatën Kushtetuese - disa ditë pasi e njëjta vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.
Ndaj këtyre deklarimeve reagoi Gjykata Kushtetuese të hënën, ku mes tjerash thanë që “ndihet e shqetësuar me deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë”. Ndërkaq, theksuan se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj".


Të martën, edhe Ambasada gjermane në Prishtinë u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese si dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale.Reagimet e faktorit ndërkombëtar, sipas hulumtuesit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaçku, janë thirrje që eksponentët partiakë dhe qeveritarë të ndalin gjuhën denigruese ndaj Gjykatës Kushtetuese si dhe vetë gjyqtarëve në këtë institucion.


“Çfarëdo deklarimi publik dhe sulmet që i bëhen gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Kushtetuese në tërësi përbëjnë në vetvete sulm ndaj pavarësisë kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, e cila është e mbrojtur dhe garantuar me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, politikanë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë duhet të kenë kujdes dhe të tregohen të matur që përmes ndërhyrjeve dhe deklarimeve publike të mos shkaktojnë presion në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj është e kuptueshme edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar që bëjnë thirrje zyrtarëve qeveritarë dhe atyre partiakë që të frenojnë gjuhën e tyre dhe mos të përdorin gjuhë denigruese dhe fyese, sidomos ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thekson ai.


Edhe avokati, Ardian Bajraktari, thotë se “sulmet e LVV-së karshi Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme si dhe minojnë besimin e publikut në këtë institucion”.“Sulmet dhe etiketimet në adresë të sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti kanë qenë diçka që në vazhdimësi e kanë karakterizuar pushtetin legjislativ në katër-pesë vitet e fundit. Ato që u panë janë në vazhdën e këtyre sulmeve, natyrisht të papranueshme dhe të pajustifikueshme, dhe si të tilla minojnë tej mase besimin e publikut në drejtësi, me theks të veçantë në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, vlerësoj se duhet të ndalen sa më parë dhe nuk i shkojnë për shtati askujt,” thekson Bajraktari.


Mirëpo, ish-deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se deklarimet e kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk janë ndërhyrje në punën e saj, por më shumë janë artikulim i një qëndrimi, siç tha, “gjithmonë në mbrojtje të shtetit të Kosovës”.“Nuk bëhet fjalë për kritika apo ndërhyrje, por bëhet fjalë për artikulimin e një qëndrimi të qartë politik në interes të shtetit të Kosovës. Nuk ka interes më të lartë, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit, sesa të krijohen institucionet e reja. Këtë po e themi edhe ne. Nuk ka interes më të lartë për qytetarët që konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë mos të jetë e varur nga vota bllokuese e Listës Serbe”, thekson Rrustemi.


Në lidhje me kritikat karshi Gjykatës Kushtetuese dhe reagimin e ndërkombëtarëve, të martën foli edhe presidentja Vjosa Osmani.Ajo tha se Gjykata Kushtetuese dhe as gjyqtarët e saj nuk janë “ndonjë shenjtëri” që të mos flitet për punën e tyre.“Kushtetuta nuk e ndalon, as praktikat në botë, që të mos komentojmë vendime të gjykatave. Nuk ndalohet askund, është gënjeshtër. As nuk ndalohet kritika në raport me gjykatën – po flas për kritikën profesionale... Republika e Kosovës është shtet ku garantohet liria e shprehjes, kjo nënkupton edhe lirinë për të mos u pajtuar me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa i zbatojmë ato aktgjykime. Të gjithë i zbatojmë, pavarësisht a pajtohemi apo sa herë na duken absurde... Mos të pretendojmë se Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët janë ndonjë shenjtëri. Janë institucion publik dhe mund të flasim edhe për punën e tyre”, theksoi Osmani.


Këto reagime karshi Gjykatës Kushtetuese vijnë kur ajo vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serbqtarët e saj nuk janë “ndonjë shenjtëri” që të mos flitet për punën e tyre.“Kushtetuta nuk e ndalon, as praktikat në botë, që të mos komentojmë vendime të gjykatave. Nuk ndalohet askund, është gënjeshtër. As nuk ndalohet kritika në raport me gjykatën – po flas për kritikën profesionale... Republika e Kosovës është shtet ku garantohet liria e shprehjes, kjo nënkupton edhe lirinë për të mos u pajtuar me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa i zbatojmë ato aktgjykime. Të gjithë i zbatojmë, pavarësisht a pajtohemi apo sa herë na duken absurde... Mos të pretendojmë se Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët janë ndonjë shenjtëri. Janë institucion publik dhe mund të flasim edhe për punën e tyre”, theksoi Osmani.


Këto reagime karshi Gjykatës Kushtetuese vijnë kur ajo vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb