Maqedoni: Kritika për mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve, Ivanovska: Emërimet, jo me pazare politike
MEPSO, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Drejtoria e Librave Amë, Agjencia për Investime të Huaja…
Këto janë disa nga institucionet, drejtorët e ardhshëm të të cilave do të angazhohen nga partia politike Alternativa, pas marrëveshjes së koalicionit mes kryeministrit në largim Zoran Zaev, dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi. Edhe pse rekomandimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është që drejtorët e institucioneve të zgjidhen me konkurs publik dhe në procedurë të drejtë, duket se edhe kjo do të shpërfillet nga Qeveria. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, në prononcim për Alsat tha se zgjedhja e drejtorëve të institucioneve nuk duhet të ndikohet nga negociatat dhe pazaret partiake, dhe shkarkimi i tyre duhet të sqarohet.
“As që u fol për këtë, dhe ky ishte një gjë normale. Pra, tani po flasim dhe mendoj se do të fillojë të respektohet, sepse edhe për shkak se institucionet ndërkombëtare na japin vlerësime dhe na rangojnë. Dhe më tej mos habitemi cili është niveli i korrupsionit. Sepse do ta them sërish, abuzimet me të drejtat diskrecionale, ndikimi politik, mosndëshkimi, mungesa e transparencës së mjaftueshme, janë rreziqe shumë të larta korrupsioni që na fundosin”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.
Se kush do të jetë drejtor i ndonjë institucioni vendos Komisionin Qeveritar për Emërim, dhe ai punon sipas rregullores së punës, thonë nga Qeveria.
“Emërimi i ushtruesve të detyrës (dhe anëtarëve të bordit) në ndërmarrjet, inspektoriatet dhe institucionet shtetërore paraprihet nga një proces shterues intervistash dhe bisedash, për të identifikuar dhe pranuar propozimet e duhura kadrovike, që do të përmbushin kriteret dhe detyrimet që dalin nga një program i miratuar i qeverisë, dhe të cilët në radhë të parë janë profesionistë dhe kompetentë në fushat për të cilat janë emëruar, e ndërkohë rrjedh shpallja për emërimin e drejtorit, zëvendësdrejtorit etj. Me përfundimin e shpalljes i ndërpritet pozita e ushtruesit të detyrës, dhe në bazë të shpalljes aktuale emërohet drejtor apo zëvendësdrejtor”, njoftojnë nga Qeveria.
Nga Qeveria thonë se drejtorët në të ardhmen do të emërohen vetëm me një zgjidhje ligjore dhe jo me 123 ligje të veçanta. Ministria e Administratës ka dy vjet që punon në Ligjin për funksionin e lartë menaxhues, në të cilin kushtet, mënyra dhe kriteret për zgjedhjen e drejtorëve duhet të përfshihen nga të gjitha ligjet. Ish-ministri Damjan Mançevski, thoshte se ligjet aktuale janë të pakompletuara dhe nuk kanë dispozita për procedurë për garë të hapur dhe të ndershme, për përzgjedhje, apo kritere për përzgjedhjen e kandidatit më kompetent për pozitë udhëheqëse, gjë që vë në pikëpyetje parimet e meritës dhe barazisë gjinore./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë