LAJMI I FUNDIT:

Kritika për bustin e ish-sekretares Albright

Kritika për bustin e ish-sekretares Albright

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Prishtinë u zbulua busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kritikët e artit kanë vërejtje të mëdha për bustin e bërë nga Luan Mulliqi. Ndërkaq, në rrjetet sociale ka debate se busti i ngjan më shumë ish-liderit komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Artisti dhe profesori i Fotografisë, Fahredin Spahija, thotë se kështu Prishtinës dhe Kosovës iu shtua edhe një vepër e shëmtuar.


Por, kritikat nuk i bëjnë përshtypje autorit, Luan Mulliqi.

“Nuk më interesojnë kritikat, unë jam artist”, thotë ai teksa thotë se busti i pëlqeu fort ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. “Shumë më lavdëroi. S’kam me të harru e kam me të mbajt mend si skulptor i mirë”.

Për këtë punim Mulliqi është paguar me 20 mijë euro. /Klan Kosova/