Ëndërroni Krishtlindje të bardha?
Nga njeriu prej dëbore te shëtitjet me sajë, shumica e imazheve të Krishtlindjeve sillen rreth motit gjatë dimërit.
Edhe në hemisferën jugore – ku Krishtlindjet bien në mes të verës – kartolinat dhe dekorimet për fundvit shpesh shfaqin qilima në formë dëbore, raporton euronews.
Por ndërsa ndryshimet klimatike po bëjnë kërdi tek motet tradicionale me dëborë, shtohet pyetja se a do të bëhen të rralla skenat e tilla kudo në botë?
Me pak fjalë, po. Por, kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i hidhni dorashkat tuaja – pasi gjendja është e ndërlikuar. Dhe siç dëshmon bora që mbulon pjesën më të madhe të Evropës dhe Britanisë së Madhe, moti dimëror nuk është ende një gjë e së kaluarës.
Si do të ndikojnë ndryshimet klimatike në Krishtlindje të bardha?
Në nivel global temperaturat po rriten.
Toka është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga fillimi i revolucionit industrial, transmeton Telegrafi.
Pa shkurtime radikale të emetimeve, ne jemi në rrugën për të tejkaluar 3°C të ngrohjes globale deri në vitin 2030.
Kombet e Bashkuara kanë pohuar se tashmë po rezultojnë në premtime boshe ngadalësimi i rritjes së temperaturës globale gjer në nivelet para-industriale.
Intuitivisht, kjo duket sikur do ta bënte më pak të mundshme të kemi në të ardhmen – Krishtlindje të bardha.
“Krishtlindjet e bardha ishin më të shpeshta në shekujt e XVIII dhe të XIX”, njoftoi Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar.
“Ndryshimet klimatike kanë sjellë temperatura mesatare më të larta mbi tokë dhe det dhe kjo në përgjithësi redukton shanset për Krishtlindje të bardha”, shtuan ata.
Tetë vjetët e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar prej inistituteve të ndryshme meteorologjike.
Ku mund të shijoni Krishtlindje të bardha?
Shanset tuaja për Krishtlindje me dëborë padyshim varen nga vendi ku gjendeni në Evropë.
Në disa vende – si Alpet, apo Skandinavia – dëbora është më se e zakonshme.
Krishtlindjet e bardha ka të ngjarë të vazhdojnë të ndodhin në këto vende. Megjithatë, nuk është e garantuar.
Shkencëtarët parashikojnë një “ulje të ndjeshme të sasisë së dëborës” në Pirenejtë gjatë 50 vjetëve të ardhshme.
Sipas një studimi të vitit 2021 të publikuar në revistën “Hidrology and Earth System Sciences”, numri i ditëve me dëborë në Alpe do të përgjysmohet deri në vitin 2100 nëse emetimet e serrave mbeten të larta.
Malet në 2500 metra do të humbasin 76 ditë – gati tre muaj – ditë dëbore. Zonat nën 500 metra lartësi do të regjistrojnë vetëm pesë ditë dëbore në vit, transmeton Telegrafi.
Por fuqia për të parandaluar këtë skenar është ende në duart tona. Sipas studimit, ulja e emetimeve në përputhje me Marrëveshjen e Parisit do të kursente më shumë se 80 për qind të ditëve të dëborës në Alpe.
Po në zonat ku zakonisht temperaturat janë më të buta?
Në zonat ku temperatura është zakonisht më e butë – si Mbretëria e Bashkuar, ose pjesë të Francës, Italisë dhe Gjermanisë – gjasat për të rënë dëborë ngadalë po zvogëlohen. Kur temperatura është mbi zero, reshjet e dëborës shndërrohen në shi.
Sipas një studimi të vitit 2020, dëbora mund të zhduket nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar deri në fund të këtij shekulli.
“Ne po themi se deri në fund të shekullit, pjesa më e madhe e dëborës në male do të jetë zhdukur plotësisht, përveç në tokën më të lartë”, tha shkencëtarja e Met Office, Dr. Lizzie Sing.
“Pamja e përshkuar është dimër më i ngrohtë dhe më i lagësht; vera më e nxehtë dhe më e thatë”, shtoi ajo.
Edhe në Gjermani, gjasat për Krishtlindje me dëborë kanë rënë në dekadat e fundit.
“Të dhënat e motit tregojnë se në vitet 1970, Krishtlindjet e bardha, ose të paktën temperaturat e ftohta, ndodhnin çdo tre ose katër vjet”, tha Peter Hoffmann, nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike.
“Me rritjen mesatare të temperaturës në fund të dhjetorit me rreth 1 gradë Celsius, gjasat për dëborë gjatë Krishtlindjeve janë ulur në rreth çdo pesë deri në tetë vjet”, shtoi ai.
A do t’i bëjë ndryshimet klimatike stuhitë e dimrit më intensive?
Kjo është një pyetje e ndërlikuar për t’iu përgjigjur.
Në SHBA, 64 për qind e vendeve kanë më pak gjasa për Krishtlindje të bardha krahasuar me mesataren e viteve 1981-2010.
Por, për 31 për qind u rrit probabiliteti për Krishtlindje të bardha. Kjo për shkak se në disa zona ndryshimet klimatike rritin shanset për dëborë të dendur.
Një botë më e ngrohtë është edhe më e lagësht, gjegjësisht me më shumë lagështi në atmosferë. Kjo lagështi përfundimisht bie si shi ose dëborë.
Kjo është arsyeja pse ndryshimet klimatike rritin përmbytjet.
Por kur temperaturat janë mjaftueshëm të ftohta, lagështia e shtuar do të nënkuptojë stuhi të forta.
Për shembull, stuhitë e vitit 2010 të Amerikës, ‘Snowmageddon’ kanë qenë të lidhura me temperaturat e larta në sipërfaqen e oqeanit Atlantik.
Si përfundim, ndryshimi i klimës do të ngatërrojë modelet e motit në mënyra që ende nuk mund t’i kuptojmë plotësisht.
Krishtlindjet e bardha mund të bëhen një gjë e së kaluarës me klimat më të buta, por stuhitë e dimrit gjithashtu mund të bëhen më të rrezikshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje