Dom Gjergj Meta
Alepo është ndoshta emblema më e madhe e pasojave të egoizmit njerëzor në kohët moderne. Nuk ka asgjë të përbashkët me ndjenjat fetare, shoqërore, humane apo gjithçka tjetër, ajo çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në Alepo. Është një situatë që këlthet hakmarrje para Zotit. Por Alepo nuk është vetëm një qytet, Alepo është njerëzimi që po kalon një fazë të tijën shumë delikate, shumë afër, madje një fije larg mundësisë së vetëshkatërrimit.
Imazhet dhe zërat që na vijnë nga ai qytet, nga ajo krahinë e planetit tonë, janë klithma e tokës dhe e çdo njeriu, që kërkon të jetojë me dinjitet në gjithësinë që Zoti krijoi për ne, madje edhe para se të ishim ne. Ne e gjetëm tokën, e gjetëm Alepon, e gjetëm Afrikën, Europën e kështu me radhë. Nuk i krijuam ne, prandaj ne nuk mund të mos ua lëmë të tjerëve apo të abuzojmë me to. Jeta që gjendet brenda çdo milimetri toke, brenda çdo qelize njerëzore, brenda çdo grimce të gjithësisë, është një përgjegjësi që ne njerëzit nuk po dimë ta mbartim mbi supet tona.
Në fakt, po dëmtojmë vetveten. Ne jemi një grimcë në këtë gjithësi, ne nuk i bëjmë gjë universit, por ne po i bëjmë gjëmën vetes. Në kuptimin më të thellë, Krishtlindja është mundësia që Hyji i dha njeriut, duke u bërë si ky i fundit. Një mundë- si për të ecur me Hyjin në çdo ditë të jetës tonë e për t’u gëzuar me praninë e tij. Të gjithë e pranojmë se këto Krishtlindje nuk janë të gëzueshme aq sa duhet e të gjithë ndihemi disi të pezmatuar nga çfarë dëgjojmë e çfarë po ndodh përreth nesh, apo edhe larg nesh. Por në të gjithë këtë katrahurë njerëzore, në mes të egoizmit të ne njerëzve e me gjithë të gjitha, Hyji nuk lodhet kurrë së dashuri njeriun dhe nuk e lëshon atë.
E mira është e pranishme, e bukura është ndoshta paksa e fshehur, por është aty e pranishme. Nuk mund të besoj një të ardhme pa shpresë, sepse e ardhmja është e shkruar në zemrën e secilit prej nesh. Në ëndrrat tona ajo është e bukur edhe atëherë kur mbytet nga realiteti i trishtë i përditshmërisë. Edhe në Alepo, një ditë Krishti do të lindë, edhe po nuk pati aty të krishterë.
Krishti lind, ai ka lindur për gjithësinë. Biri i Hyjit nuk mund të vritet, edhe pse për pak kohë mund të përjashtohet nga familja njerëzore. Drita shkëlqeu në errësirë, errësira nuk e mund dritën. Një dritë sado e vogël e mund errësirën dhe një errësirë sado e madhe ndriçohet nga një dritëz qiriu. Krishtlindja na mëson se Hyji nuk e përç- mon natyrën njerëzore, nuk e urren atë.
Ai jo vetëm e ka krijuar, dhe në këtë krijim ka vënë vulën e mirësisë së tij, por madje ai është bërë njëri si ne, duke marrë krejt çka është njerëzore mbi veten e tij. Krejt çka është njerëzore. Nuk ka përçmuar asnjë qelizë të njeriut, asnjë pjesë të tij. Vetëm kur të mësojmë se Zoti ka bërë gjërat mirë, të gjitha i ka bërë mirë, dhe të respektojmë këtë mirësi, duke e dashur e duke i shërbyer asaj, atëherë ne kemi përmbushur misionin tonë. Sot, ndërsa kremtojmë lindjen e Krishtit, Hyjit-njeri, që ndryshoi rrjedhën e botës, që solli risinë e dashurisë deri edhe për armiqtë, pikërisht sot ka shpresë edhe për Alepon, për fëmijët dhe familjet siriane, për të gjitha viktimat e luftës e të terrorit.
Në këtë lindje nuk është i përjashtuar askush, pavarësisht besimit të tij, mënyrës së tij të të jetuarit, kulturës, kombit nga vjen, gjendjes ekonomike apo shoqërore. Sot është Krishtlindje! Ndize një dritëz ëmbëlsie e dashurie për dikë afër teje. Buzëqeshi jetës sot e jeta të buzëqeshtë ty!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shampon-780x439.jpg)
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-7.jpg)
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim