Po kalonte mesi i prillit dhe gjethi ende nuk kishte mugulluar. Njerëz të hutuar e të çorientuar venin e vinin fshatrave, pa një destinacion të qartë. Burra që tërë jetën e tyre kishin projektuar në mendje se hasmin do ta prisnin me pushkë, tani duhej të ishin mburojë dhe kurban i familjeve të tyre, të cilat ishin në kufi të ekzistencës. Bashkë me ta, gra që nuk kishin me se të ushqenin foshnjet e tyre e plaka që po mallkonin dushmanin.
Fëmijë të zbathur e të përbaltur, me sy të trishtuar e në shumë raste barkun bosh, po ndiqnin hapin e prindërve në rrugëtimin e tyre të paadresë e të pashpresë.
Vendasit kishin hapur dyert dhe magjet. Një bukë bartej dorë më dorë ndër disa njerëz, duke ndarë secili nga një kafshatë për vete. Dikush lypte konak për një natë, por pasigura nuk e linte të qetë as dhjetë minuta. Çohej e nisej, as vet nuk e dinte ku.
Kujtesa e disa brezave nuk po njihte një luftë të tillë në këto troje.
“Kjo vetëm luftë nuk është. Kështu nuk ka bërë as bullgari, gjermani e as turku“.
***
Thuhej se 300-400 mijë civilë shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Prishtinës, Llapi e Karadaku, por edhe nga zona të tjera të Kosovës, kishin gjetur strehë në rajonin e Gollakut në ato ditë prilli të vitit 1999.
Dy kolona të pandërprera civilësh, kush më këmbë, të tjerë me makina e traktorë, njëra nga Mramori e tjetra nga kthesat e Stallovës, po truponin pandërprerë për ditë të tëra fshatin Grashticë. Kolonat i bashkonte vendi i quajtur “Mulliri i Isufit“, ku edhe përfundonin të dy grykat. Aty kolona bëhej një dhe rrugëtonte teposhtë drejt fshatit Makofc. Vazhdonte tutje në Llukar dhe hynte në Prishtinë.
Planet prej muajsh të banorëve të Grashticës për të zënë pritë në grykat strategjike në të hyrë të fshatit, po bëheshin gjithnjë e më të parealizueshme.
Nga fshatrat e mësipërm dëgjoheshin gjëmimet e topave dhe krismat e pandërprera të armëve nga luftimet midis njësive të UÇK-së dhe forcave serbe. Zllashi, ku edhe ndodhej komanda e Brigadës 153 të UÇK-së, por edhe fshatrat e tjera, bombardoheshin pandërprerë nga forcat serbe.
“ Ç’bëhet lart? Si është situata?“, ishte pyetja më e shpeshtë e vendasve.
“Djemtë tanë po rezistojnë“.
Në kuadër të operacionit “Patkoi“, forcat serbe, me tërë arsenalin e tyre, kishin nisur mësymjet nga të dy krahët e Gollakut, nga ana e Llapit dhe ajo e Karadakut, duke i depërtuar civilët, tani me një ritëm më të shpejtë, në drejtim të Prishtinës, nëpërmjet grykës së vetme, asaj Grashticë-Makofc-Llukar.
Pas, po linin tokë të djegur.
Data shënonte 19 prill dhe njësi të mëdha serbe po pozicionoheshin edhe përgjatë kësaj gryke. Kryesisht paramilitarë. Të ngyrosur ose të maskuar. Të tjerë me koka të rruara ose të lidhura me shami. Pozicionet u zunë kryesisht në Grashticë dhe Makofc. Plani ishte i qartë. Dhe i kobshëm njëkohësisht.
Përballë kësaj situate, banorët e Grashticës po i zhvillonin konsultat e fundit mes vete. Dilema: strehimi në mal apo hyrja në kolonë.
Askush nuk e dinte zgjidhjen më të sigurtë. Për më tepër, secila dukej më e rrezikshme se tjetra: nëpër duart e tyre. Ndoshta edhe nëpër plumbat e tyre.
***
Ditët e para të lirisë zbardhën edhe pasojat e tragjedisë. Pas, dhimbje e pikëllim.
Mbi 120 civilë shqiptarë të fshatrave të Gollakut e të zonave të tjera të Kosovës, që ishin pjesë e kësaj golgote, djem, burra e gra, por edhe fëmijë, u ndanë nga familjet e tyre, u vranë e u masakruan mizorisht. Mijëra të tjerë u plaçkitën e u keqtrajtuan në mënyrë brutale, kryesisht në fshatrat Grashticë dhe Makofc, nga njësitë ushtarake, policore e paramilitare serbe.
Banorë të tjerë të kësaj ane, përfshirë edhe fëmijë, u vranë në prita të tjera, në përpjekje për një rrugë dhe strehë më të sigurtë.
Për Grashticën, bilanci ishte tragjik. Katërmbëdhjetë jetë të humbura nga dora vrastare: Shqipja, Latifi, Fatmiri, Rasimi, Ibrahimi, Avdushi, Fehmiu, Nysreti, Iliazi, Ismaili, Xheladini, Isa, Hajrizi, Bashkimi. Tahiri humbi jetën në përkujdesje e sipër për familjen e tij, ndërsa Murati ende konsiderohet i zhdukur.
Fshatra të tëra, pasi u plaçkitën, u dogjën e u rrafshuan me tokë.
***
Tmerri i 19, 20 dhe 21 prillit 1999, i përjetuar nga mijëra civilë shqiptarë gjatë këtij rrugëtimi tragjik, ende nuk e ka parë as për së afërmi dritën e të vërtetës. Ndëshkimin jo se jo.
Por, ky krim makabër nuk mund të harrohet për jetë të jetëve. Sepse dëshmi janë varret. Dhe nuk mund të lihet pa u ndëshkuar. Sepse gjallë janë dëshmitarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania