Një krim në familje ka tronditur qytetin e Ballshit (Fier) pasditen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri.
34-vjeçari, Gazment Musta, në gjendje të dehur ka vrarë me thikë gruan e tij Gentjana Çaushaj dhe kunatën Merisa Çaushaj (motrën e gruas).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të tij.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” sqaron policia.
Mësohet se Gazment Musta jetonte dhe punonte në Greqi dhe ishte kthyer pranë familjes në Ballsh për festat e fundvitit.
Familja jetonte në katin e 5-ë të një pallati në lagjen “5 shkurti”.
Çifti i bashkëshortëve janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djali 3 vjeç dhe vajzës 7 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Zënka mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje
Nga informacionet paraprake mësohet se kunata 18-vjeçare e Mustës, kishte shkuar në shtëpinë e motrës së saj për të konsumuar një drekë në kuadër edhe të vizitave për Vitin e Ri.
Më pas Merisa Çaushaj së bashku me motrën e saj Gentjanën, njëherësh bashkëshortja e Mustës, kanë dashur të shkojnë në shtëpinë e prindërve të tyre.
Në konflikt e sipër 34 vjeçari nuk e ka lejuar gruan e tij të largohet dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorimin e thikës që la pas dy viktima.
Fillimisht i është vërsulur gruas dhe më pas ka ndërhyrë kunata për ti ndarë, e cila është bërë viktima e parë dhe më pas Musta ka goditur dhe gruan./Ora News
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri