LAJMI I FUNDIT:

Krim i frikshëm në Australi – vidhen dy kokat e trupave të pajetë në varreza

Krim i frikshëm në Australi – vidhen dy kokat e trupave të pajetë në varreza

Dy koka janë vjedhur nga varre të veçanta në një varrezë të Melbourne, Australi, derisa policia deklaroi se krimi i frikshëm ka shqetësuar familjet e atyre, trupat e të cilëve u trazuan.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, nuk besohet se është marrë ndonjë gjë tjetër nga arkivolet, të cilat ndodheshin në hapësira me mure në varrezat e Footscray.

Inspektoi i policisë së Victoria-s, Ben Jarman, tha se vjedhja e parë ndodhi gjatë natës midis 27 janarit dhe 28 janarit, dhe e dyta midis natës të së hënës dhe mëngjesit të së martës.


Vjedhjet u raportuan në polici pasi kalimtarët vunë re se varret ishin dëmtuar.

“Është shumë shqetësuese për familjet, padyshim që ata nuk e prisnin që ky lajm të vinte nga Policia e Victoria-s”, tha Jarman.

“Ata presin që të dashurit e tyre të pushojnë, në paqe”.

Nuk kishte relacion midis dy personave, varret e të cilëve ishin vënë në cak, tha Jarman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori