LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -2° clearsky_night

Krijohet uebfaqja e re e Komunës së Vushtrrisë

Krijohet uebfaqja e re e Komunës së Vushtrrisë

Gjatë ditës së sotme është krijuar uebfaqja e re e Komunës së Vushtrrisë.

Këtë uebfaqe e kanë krijuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (AShI), kështu ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ka krijuar uebfaqen e re të Komunës së Vushtrris”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se të gjitha njoftimet, konkurset, publikimet dhe informacionet për aktivitetet e Komunës së Vushtrrisë tashmë do të publikohen në uebfaqen e re. /Telegrafi/

Linku i kësaj uebfaqjeje të re është https://vushtrri.rks-gov.net/.