Sinergjia mund të tingëllojë si një “fjalë e madhe” biznesore, por në realitet është fjalë klasike, bazuar në origjinën e saj. Fjala “sinergji” ka rrënjë greke, “sun” që do të thotë “bashkë” dhe “ergon” që do të thotë “punë”. Kjo fjalë iu kalua romakëve, për t’u përdorur në kuptimin si “bashkëpunim” e më pas hyri në gjuhën angleze, në mes të viteve 1800.
Fillimisht kjo fjalë u përdor vetëm në gjuhë angleze nga filozofët dhe teoricienët socialë. Kimistët e hershëm, që filluan ta bënin dallimin në mes të atomeve dhe molekulave, gjatë punës së tyre gjetën që kanë një hendek në fjalorin akademik. Sepse ata nuk kishin asnjë fjalë që e përshkruante sesi elementet bazë kombinohen në molekula, me veti plotësisht të ndryshme nga përbërësit origjinal. Për ta përshkruar këtë bashkëpunim të panjohur më parë ata filluan ta përdornin fjalën “sinergji”.
Ndërsa kjo fjalë në biznes hyri në më vonë, pasi që shumica e organizatave kërkuan që të arrijnë rezultate të tilla të mahnitshme bashkëpunimi, nga kombinimi i punonjësve të talentuar dhe të aftë. Edhe në jetën profesionale po kërkohet një punë efektive në ekip, ku tërësia është gjithmonë më e madhe se shuma e pjesëve të saj.

Puna në grup i lejon pjesëmarrësit t’i forcojnë aftësitë e njëri – tjetrit. P.sh., kur të gjithë pjesëmarrësit kur janë bashkë i shprehin idetë e tyre, duke i marrë dhe plotësuar dhe si rezultat lindin ide plotësisht të përbashkëta që janë më të qëndrueshme – transmeton Akademi Pune, përcjell KosovaPress.
Disa këshilla që ju ndihmojnë që ta arrini atë:
Jini të qartë
Që një ekip të funksionojë si duhet, të gjithë anëtarët e tij duhet ta dini se cili është objektivi, pra objektivi i të gjithëve duhet të jetë i njëjtë. Pa dyshim që secili anëtarë ka funksione të ndryshme, por e rëndësishme është që të gjitha këto të jenë në ndjekje të një qëllimi. Objektivat e ndryshme krijojnë kaos dhe konflikt brenda ekipeve. E njëjta vlen edhe për qëllimet. Këto duhet të jenë të qarta, sepse sa më mirë që të kuptohen aq më i madh suksesi i punës.
Komunikoni
Ekipi duhet t’i komunikojë në mënyrë që secili anëtar ta kuptojë se çfarë u duhet shokëve të tij të skuadrës. Çelësi për një komunikim të shëndoshë është gjetja e një ekuilibri midis të qenit i drejtpërdrejtë dhe i sjellshëm. Jini të qartë me nevojat ose udhëzimet tuaja, por keni kujdes nga barra ose stresi që po u vini atyre!
Fuqizimi
Një udhëheqës i mirë, e trajnon ekipin e tij më së miri dhe në fund ua “mbjell” secilit anëtarë besimin që ata janë plotësisht të gatshëm t’i kompletojnë të gjitha llojet e detyrave. Më pas, ai distancohet por gjithmonë për të qenë aty për ta.
Angazhimi
Të qenit anëtar i një ekipi nxit angazhimin personal dhe dedikimin për suksesin e gjithë skuadrës. Një ekip nuk mund të funksionojë ndaras, ose duke menduar që nuk mund ta ketë ndihmën e kolegut, sa herë që i duhet. Ndërtimi i sinergjisë në ekip nuk është aspak e lehtë, por nëse jeni të angazhuar ndaj ekipit, të tjerat do të arrihen shpejt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare