Një rast i vjedhjes ishte raportuar ditë më parë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Policia ka arritur që të martën të arrestoj të dyshuarin.

Sipas policisë i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete - lokacione të ndryshme.


Si prova materiale janë sekuestruar: dy telefona mobil, 230 € kesh para, dhe një sasi të cigareve në vlerë rreth 500 €.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/