LAJMI I FUNDIT:

Kreu u Wagnerit rus kërcënon Kremlinin: Do të merrni shuplakë nga populli

Kreu u Wagnerit rus kërcënon Kremlinin: Do të merrni shuplakë nga populli

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se është i bindur se zyrtarët e lartë të Kremlinit kanë ndaluar mbulimin e tij në mediat shtetërore.

Në fillim të këtij muaji, Prigozhin shpalli fitoren në Bakhmut, por televizioni shtetëror injoroi rënien e qytetit lindor për 20 orë, dhe nuk transmetoi fjalimin e fitores së Prigozhin.

Prigozhin përdori një sërë fjalësh të urta ruse për të tallur ata që ishin përgjegjës për ndalimin e tij në media, transmeton Telegrafi.


Kreu i inteligjencës ukrainase pranoi rolin e tij në sulmin në urën e Krimesë
Lexo po ashtu Kreu i inteligjencës ukrainase pranoi rolin e tij në sulmin në urën e Krimesë

“Ajo që është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël. Wagneri nuk është sapun i rrëshqitshëm që burokratët janë mësuar ta hedhin kudo; Wagner është një thikë që nuk mund ta fshehësh”, tha Prigozhin.

“Jam absolutisht i bindur se ata e ndaluan (raportimin). Që burokratët në nivelin më të lartë të të njëjtave kulla të Kremlinit po përpiqen t’i ndalin të gjithë në mënyrë që të mos flasin për Wagnerin, vetëm se do t’i shtyjë njerëzit më tej”, shtoi Prigozhin.

Ukrainasit shpërndajnë pamjet ku rojat kufitare rrëzojnë dronin rus
Lexo po ashtu Ukrainasit shpërndajnë pamjet ku rojat kufitare rrëzojnë dronin rus

Ai shtoi se kjo qasje do të provokojë një reagim nga populli rus.

“Në terma afatgjatë – afatgjatë është dy ose tre muaj – ata do të marrin një shuplakë nga njerëzit sepse ata po përpiqen të mbyllin gojën dhe veshët e të gjithëve”, shtoi kreu i grupit mercenar rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori