LAJMI I FUNDIT:

Kreu i kompanisë që themeloi TikTok-un jep dorëheqje, thotë se “i mungojnë disa nga aftësitë e një menaxheri ideal”

Kreu i kompanisë që themeloi TikTok-un jep dorëheqje, thotë se “i mungojnë disa nga aftësitë e një menaxheri ideal”

Kreu i kompanisë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, ka njoftuar se ai po tërhiqet nga drejtimi i përditshëm i kompanisë për t’u përqendruar më shumë në strategjinë e saj afatgjatë.

TikTok, një aplikacion shumë i popullarizuar për ndarjen e videove, është platforma e parë globale e mediave sociale që vjen nga një vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara.

“E vërteta është, mua më mungojnë disa nga aftësitë që e bëjnë një menaxher ideal”, u shkruajti Zhang Yiming – i cili bashkë-themeloi kompaninë – të punësuarve në një letër të mërkurën, botuar në faqen e internetit të kompanisë.


Deri në fund të vitit, Zhang tha se do t’ia dorëzonte “frenat” bashkëthemeluesit tjetër Liang Rubo, i cili aktualisht është shef i personelit të kompanisë.

TikTok u gjend në një “përplasje” me ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili vendosi ndalime që synojnë të detyrojnë kompaninë të shesë biznesin e saj amerikan te firmat amerikane.

Trump shprehu shqetësime në atë kohë që të dhënat e qytetarëve të SHBA-së mund të bien në duart e autoriteteve kineze.

Zhang tha se dëshiron të gjejë kohë për të zhvilluar ide të reja të orientuara drejt së ardhmes për të ndihmuar në formimin e drejtimit strategjik të kompanisë.

“Shqetësohem se akoma jam duke u mbështetur shumë në idetë që kisha para fillimit të kompanisë dhe nuk e kam sfiduar veten duke azhurnuar ato koncepte”, shkroi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
TikTok dhe Reddit nën hetime mbi përdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok dhe Reddit nën hetime mbi përdorimin e të dhënave të fëmijëve

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Kalo në kategori