Kryetarët e parive politike shqiptare kanë uruar besimtarët myslimanë festën e Bajramit të Fitrit.
Telegrafi Maqedoni më poshtë ua sjell urimet e krerëve të partive politike.
Ali Ahmeti:
Të dashur besimtarë,
Në këtë ditë feste të Fitër Bajramit uroj që të jenë të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, agjërimi dhe lutjet e juaja gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Qofshin të bashkuara gjithmonë si sot zemrat tona rreth vlerave të larta të besimit, bamirësisë, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri tjetrit.
Shumë gëzime, shëndet dhe mbarësi le të ketë gjithmonë në familjet tuaja!
Ziadin Sela:
Gëzuar Fitër Bajramin!
Uroj që në familjet tuaja të mbizotërojë harmonia, lumturia dhe dashuria. Le të sjellë kjo festë më shumë begati, paqe në botë dhe shëndet për gjithësecilin.
Festofshi për shumë mote, me më të dashurit tuaj!
Bilall Kasami:
Pas një muaji agjërim, pas një muaji të devotshmërisë, sot festojmë Fitër Bajramin, këtë festë të madhe, këtë festë të solidaritetit dhe gëzimit të përbashkët ku secili nga ne ndjen afërsinë njerëzore, ndjen jetën e përbashkët përmes vizitave në familje, por edhe afirmitetin me gjithë të tjerët.
Të nderuar qytetarë,
Ju uroj nga zemra festën e Fitër Bajramit, me dêshirën më të madhe për të pasur shëndet, për të qenë solidar dhe për të vazhduar bashkërisht me punë të mira. Fitër Bajrami ofron gëzim në zemrat tona, ofron ndjenjën më të bukur të solidaritetit mes njerëzve, paqes dhe begatisë shpirtërore e njerëzore.
Festat na bëjnë të jemi më afër njëri-tjetrit.
E gëzofshi Fitër Bajramin, festën e madhe të solidaritetit!
Menduh Thaçi:
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të fesë islame t’jua uroj festën e Fitër Bajramit, duke ju uruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.
Uroj që ky Bajram të jetë nismë për një mirëqenie të përgjithëshme dhe të ketë plot dashuri, respekt dhe solidaritet. Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Afrim Gashi:
Të dashur besimtarë myslimanë, pas një muaji të kaluar më agjërim, përdëllim e adhurim, kam kënaqësi që sot – në këtë mëngjes feste – të lutem që Zoti ta ketë pranuar përpjekjen tonë dhe ne të kemi dalë nga Ramazani me fuqi të reja, me më shumë dashuri, dhembshuri, solidaritet e gatishmëri për sakrificë.
Nëse e kemi marrë leksionin e këtij muaji se, ashtu si agjërimi, edhe jeta jonë duhet të jetë njësoj e sinqertë, si në jetën private, ashtu edhe në jetën publike, mund të themi se ia kemi dalë me sukses përpjekjes sonë për ta adhuruar Zotin drejt dhe për ta manifestuar këtë besim në jetën tonë personale dhe sociale.
E duke u gjendur në këtë ditë Bajrami, dëshiroj që nga thellësia e zemrës së ushqyer me agjërim, të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj festën e madhe të Bajramit të Fitrit, duke u dëshiruar që këtë festë të kalojnë pranë më të dashurve të tyre, në vizita familjare, në dashuri me fqinjët dhe në kujdes për skamnorët e nevojtarët.
E gëzofshi për shumë vjet Bajramin e Madh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë