LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së mbajnë takim me gjyqtarët e Superligës

Krerët e FFK-së mbajnë takim me gjyqtarët e Superligës
(Foto: ffk-kosova.com)

Pas fillimit të ndeshjeve të fazës së dytë në Superligë dhe analizimit të rasteve kontestuese në xhirot e fundit nga profesionistë të ndarjes së drejtësisë, presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë mbajtur takim me gjyqtarët e Superligës.

Me këtë rast, presidenti Ademi ka kërkuar nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilent dhe ta kryejnë punën e tyre në përpikëri, derisa ua ka bërë të qartë se masat ndaj atyre që do të bëjnë gabime do të jenë të ashpra, deri në delegim në ligat më të ulëta.

FFK ka investuar vazhdimisht në gjyqtarë të rinj dhe do ta vazhdojë punën në këtë drejtim, ngase krahas rritjes së cilësisë së ligave synon që të ketë rritje të kapaciteteve dhe profesionalizmit edhe tek gjyqtarët dhe organet e tjera të saj.


Komisioni i Gjyqtarëve së shpejti do të organizojë sërish normat fizike për gjyqtarët, me qëllim që në ndeshje të delegohen gjyqtarët më të përgatitur.

Po ashtu, FFK u bën thirrje edhe drejtuesve të klubeve që të mos bëjnë deklarata të pamatura dhe presion tek gjyqtarët, sepse gjërat e tilla nuk do të tolerohen. Ndërkohë, nesër do të mbahet takimi edhe me gjyqtarët e Ligës së Parë.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori