LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FBK-së ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor

Krerët e FBK-së ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor
(Foto: basketbolli.com)

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në të gjithë botën, dhe sipas dispozitave të veçanta ligjore për takimet e organizatave zvicerane gjatë kësaj periudhe, Kongresi i FIBA-s do të mbahet ‘online’”, ka njoftuar FIBA.

Në këtë Kongres janë ftuar t’i bashkohen edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, të cilët do të shpalosin vështirësitë që janë ballafaquar gjatë periudhës së pandemisë, por gjithashtu edhe punën që kanë bërë dhe planet për të ardhmen.


Pas Kongresit të FIBA-s të mbajtur në gusht 2019 në Kinë, kur Kosova për herë të parë u përfaqësua që nga pranimi në FIBA nga Sekretarja e Përgjithshme, Kongresi Afatmesëm FIBA 2021 synon të mbajë të informuar Federatat Nacionale mbi përparimin që po bën FIBA për të gjitha objektivat e saj dhe të sigurojë informacion dhe njohuri të dobishme mbi shtyllat thelbësore të punës së FIBA-s.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori