Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar se çka është gjetur sot gjatë basitjes që u zhvilluar në veri të Kosovës.
Hoxha ka thënë se në 10 lokacionet që u kryen bastisjet pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc janë gjetur mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë zolla nga të cilat tri janë të përdorura, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska thika, të holla në euro dhe në dinarë dhe pajisje të tjera.
“Si rezultat i zbatimit të këtyre kontrolleve janë sekuestruar prova të shumta materiale që mund të ndërlidhen me këto raste apo edhe me raste të tjetra që janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës. Si në vijim, janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 raketa hedhës dore apo zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe dinarë dhe pajisje të tjera. Po ashtu në një rast tjetër të dinarë sot në Zveçan, policia ka gjetur të fshehura një sasi të konsiderushme të armatimit”, theksoi Hoxha.
Drejtori i PK-së ka thënë po ashtu se shumica e personave tek të cilët sot është kryer kontrolli në pronën e tyre, janë persona të dyshimtë të lidhur me mbrojtjen civile dhe që nga Qeveria e Republikës në vitin që vitin që shkoi është shpallur organizatë terroriste.
Në mesin e gjërave të konfiskuara shihet edhe një emblemë e UÇK-së, që tregon se në operacionet terroriste, që ishin planifikuar të kryheshin, ishin paraparë edhe skenarë për përfshirjen e ish UÇK-së.
“Shumica e personave të cilët sot është kryer kontrolli në pronën e tyre, janë persona të dyshimtë të lidhur me mbrojtjen civile dhe që nga qeveria e Republikës në vitin që vitin që shkoi është shpallur organizatë terroriste. Mund të ketë implikime dhe lidhje po ashtu edhe me terroristin Radoiçiq”, theksoi Hoxha.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë po ashtu se shumica absolute e prodhimeve të arsenalit janë serbe.
“Një pjesë e tyre janë edhe pjesë e strukturave tashmë të njohura si mbrojtja civile apo Brigada e Veriut. Ata janë të mbështetur, të financuar, të trajnuar dhe të shtyrë nga Serbia me qëllim të destabilizimit të Republikës së Kosovës… Sipas disa vlerësimeve një pjesë e arsenalit të cilët në vazhdimësi zbulohen janë pjesë e arsenalit të sjelljes më herët. Patjetër që ka edhe sjellje të reja… Në ndajmë pjesën më të madhe të kufirit të shtetit tonë me Republikën e Serbisë, një pjesë e këtij kufiri është vështirë e kontrollueshme. Sa më shumë armë, sa më shumë pajisje, jashtëzakonisht uniforma të sillen që në një moment të caktuar të ketë një rezistencë të organizuar ashtu siç kishim në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Shumica absolute e prodhimeve janë serbe. Një pjesë e madhe e tyre janë ekskluzivisht ushtarake të cilat nuk gjenden lehtë as në tregun e zi e mos të flasim për treg legal. Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material i cili pothuajse është i pamundur të gjendet përveçse nëse nuk është i furnizuar drejtpërdrejtë nga magazinat e ushtrisë”, tha ai.
Një shpërthim i fuqishëm mbrëmë në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia. Sulmin e kanë dënuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe kanë kërkuar sjelljen e autorëve përgjegjës para drejtësisë.
Operacioni i sotëm vjen pas sulmeve të fundit me granata ndaj institucioneve në veri, e që kulmoi me sulmin terrorist me material shpërthyes në kanalin e Ibër – Lepencit mbrëmjen e së premtes. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës