Ka vite të tëra që gjendja në Telekomin e Kosovës, është jostabile. Kjo gjendje është si pasojë e borxheve të mëdha në të cilat është futur kjo ndërmarrje publike. Për shkak të saj ka bërë që bordi i Telekomit të hartojë një dokument për Qeverinë e Kosovës, ku tregohen hapat konkret për të shpëtuar Telekomin nga falimentimi dhe humbja e vendeve të punës për 2300 të punësuarit.
Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi me titull “Strategji për dalje nga gjendja emergjente – Telekomi Sh.A” tregohet gjendja momentale, masat të cilat i kanë propozuar, investimet emergjente të cilat duhet të bëhen si dhe tregohen mënyrat për t’i inkasuar borxhet.
“Duke e pasur parasysh që gjendja financiare në Telekomin e Kosovës nuk është stabile, dhe duke e parë pasigurinë për të ardhmen e punëtorëve, ky dokument prezanton gjendjen momentale dhe përmban propozime për të siguruar një tejkalim sa më të lehtë të gjendjes emergjente”, theksohet në dokumentin e përgatitur nga Bordi i Telekomit të cilën e posedon Telegrafi.
Në këtë dokument tregohen edhe humbjet të cilat është duke i pësuar Telekomi si dhe shuma e borxheve, e cila e kalon 60 milionëshin.
“Telekomi vitin 2017 e ka mbyllur me afërsisht 14 milionë euro humbje, tremujori i parë i vitit 2018 është mbyllur me 4.2 milionë euro humbje, ndërkaq borxhet aktuale kapin vlerën mbi 60 milionë euro, derisa kapitali i korporatës është vetëm 34 milionë euro”, tregohet në dokument strategjinë dërguar aksionarit të Telekomit.
Bordi ka propozuar edhe investime emergjente të domosdoshme në mesin e të cilave është edhe marrja e një kredie në shumë prej 30 milionë euro në banka, ku garantuese e kredisë për Telekomin do të ishte Qeveria e Kosovës.
“Sigurimi i financimit përmes kredisë në vlerë prej 30 milionë euro, mjete të cilat do të orientohen për realizimin e investimeve, siç janë: Implementimi i kodit +383, sigurimi i infrastrukturës për përgjime ligjore, zëvendësimi i bërthamës se rrjetit me kapacitete përcjellëse konform kërkesave të përdoruesve, zgjerimi i infrastrukturës së rrjetit në aspektin e mbulueshmërisë së tregut dhe zgjerimi në rrjetin fikës me qëllim të rritjes së konsumatorëve”, theksohet në dokumentin e bordit.
Sipas Bordit zbatimi i këtyre masave do të kishte efekt të menjëhershëm në uljet e shpenzimeve, ku vetëm implementimi i kodit +383 do të ulte shpenzimet prej rreth 3.3 milionë euro në baza vjetore, shkruan Telegrafi.
Bordi i Telekomi ka treguar edhe për borxhet që ka ndaj Telekomit të Kosovës. “Zyra Ligjore e Telekomit i ka thënë prioritet emergjent për të proceduar lëndët e vjetra të borxhit ndaj Telekomit.
“Sipas analizave afër 10 milionë euro borxhe janë në procese gjyqësore. Inkasimi i mjeteve nga procesi gjyqësor për mjetet e depozituara në Bankën Kreditore të Prishtinës (BKP), e cila në vitin 2006 është marrë nga Likudatori, për shkak të kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore Telekomi ende nuk është kompensuar, ku borxhi i mbetur është 11 milionë euro”, thekson dokumenti.
Po ashtu bordi ka dhënë opsione edhe për uljen e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe rinegocimin e kontratave për qira me Postën e Kosovës.
Po ashtu Qeverisë i është kërkuar që Telekomit t’i Kthehen në shfrytëzim ose në pronësi objektin kryesor në lagjen Dardani në Prishtinë.
Bordi ka dhënë propozime edhe për uljen e sponsorizimeve, reklamimeve, donacioneve si dhe përkrahjen e projekteve të ndryshme ku Telekomi viteve të fundit ka shpenzuar miliona euro.
Po ashtu në dokumentin të cilin e posedon Telegrafi, Bordi i Telekomit ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), që institucionet e Kosovës të marrin shërbimet e telefonisë mobile dhe fikse nga kjo ndërmarrje.
“Pavarësisht kontratës që Telekomi ka me MAP-in, e cila u mundëson institucioneve që të marrin shërbimet e Telekomit të Kosovës, një numër i konsiderueshëm i tyre ende përdorin shërbimet e kompanive të tjera private. Sipas hulumtimeve nëse institucionet e Republikës së Kosovës do të shfrytëzonin shërbimet e Telekomit, atëherë do të kishim të hyra direkte vjetore , mbi 5 milionë euro, pa llogaritur të hyrat indirekte të cilat mund të shkojnë në mbi 7 milionë euro të hyrat vjetore”, thuhet në dokumentin e Bordit të Telekomit “Strategji për dalje nga gjendja emergjente – Telekomi Sh.A”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë