Në vitin 2007, vetëm Britania e Madhe përdorte 10.6 miliardë qese plastike në vit, ndërsa bota ishte në prag të një revolucioni anti-plastik.

Kreatorja Anya Hindmarch ka deklaruar se jo të gjithë jemi të informuar se ku shkojnë mbeturinat tona dhe se jo të gjitha ato mund të riciklohen.


ff1 1

Me këtë rast ajo ka ngritur kauzën e saj lidhur me këtë çështje duke mbushur dyqanin e saj me 90 mijë shishe për të vetëdijesuar shoqërinë e gjerë në lidhje me mbeturinat plastike, përcjell Telegrafi.

ff2

"Ne mbyllëm dyqanet tona për tre ditë për Javën e Modës në Londër, dhe i mbushëm ato me 90 mijë shishe uji plastike të përdorura, gjë që është shumë e tmerrshme kur e shihni atë, mjaft tronditëse, dhe kjo paraqet gjashtë sekondëshin e konsumit botëror", ka thënë Hindmarch.

ff3

Ekipi i Anya Hindmarch krijoi këtë vepër duke mbledhur shishe nga komunitetet e tyre lokale dhe shpreson se do të dërgojë mesazhin tek klientët e saj.

ff4

"Le të mos bëjmë gjëra të reja, le t’i përdorim përsëri ato që kemi, t’i riciklojmë dhe të jemi përgjegjës”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/