Një rrugëtim i ri ka filluar. Një rrugëtim drejt së bukurës së përjetshme që u jep vetëbesim, komoditet dhe mbi të gjitha bukuri të përhershme.

Nga rrugëtimet e shpeshta erdhi edhe inspirimi i kreatores shqiptare, Diellza Krasniqi, e cila ka lansuar koleksionin e saj më të ri ‘’By The Way’’.


"By The Way" nuk është një koleksion i zakonshëm, ashtu siç nuk janë të zakonshme rrugëtimet tona të ndryshme.

2 26

Siç ne i planifikojmë udhëtimet tona deri në detajet më të imëta, ashtu edhe Dejzi ka krijuar koleksionin e fustaneve unik me prerje të veçantë.

"By The Way" është një tribut për të gjitha vajzat që elegancën e shohin si armën e tyre plotësuese, përderisa klasiken dhe natyralen i kanë pjesë të personalitetit.

Koleksioni i përbërë nga 25 fustane, ka si kryefjalë bukurinë e përhershme, duke nënkuptuar që këto fustane mbeten pjesë e trashëgimisë të çdo vajze. Çfarë magjie!

3 25

Fotosesioni i koleksionit ‘’By The Way’’ është realizuar në trenat e Trainkosit nga fotografi Arben Kastrati.

Diellza Krasniqi është disenjatorja e vetme kosovare për të cilën ka shkruar revista prestigjioze Vogue e botuar në Kinë, për koleksionin e saj që ishte pjesë e javës të modes Harbin Fashion Week China.

Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim këtij koleksioni, Diellza Krasniqi e ka shoqëruar atë me slloganin "A journey of timeless beauty".

4 17

5 14

6 11

7 8

8 6

9 5

11 2

12 2

13 1

14 1

15 1

16 1

17

18

19