LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme

Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar sot nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Në këtë letër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ua ka propozuar datat për zgjedhje, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka shkruar Krasniqi.


Tahiri: Subjektet politike të reflektojnë mbi kërkesën e PDK-së dhe të hapet rruga për zgjedhjet e parakohshme
Lexo po ashtu Tahiri: Subjektet politike të reflektojnë mbi kërkesën e PDK-së dhe të hapet rruga për zgjedhjet e parakohshme

Ai ka thënë se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik.

“Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot që të zhvillojë seancën për të diskutuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në mungesë të deputetëve dhe dakordimit mes partive.

Seanca është shtyrë, por nuk është bërë e ditur data e re.

A pritet të shpërndahet Kuvendi, flet shefja e Grupit parlamentar të LVV-së
Lexo po ashtu A pritet të shpërndahet Kuvendi, flet shefja e Grupit parlamentar të LVV-së

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, ka thënë se seanca është kërkuar për të zhvilluar “një ballafaqim të vërtetë” mes opozitës dhe kryeministrit.

Vetë Kurti ka qenë i pranishëm në seancë.

“Grupi parlamentar i AAK-së, tash e tre muaj e ka dërguar në kryesi një kërkesë për një debat për tre vjetët e Qeverisë. Në diskutim me grupet parlamentare dhe në mungesë të deputetëve për një temë kaq të rëndësishme, një ballafaqim i vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa një dakordim të plotë. Andaj po e shtyjmë këtë debat”, ka thënë Tahiri.

Qeveria e Kurtit, e cila është betuar në mars të vitit 2021, ka hyrë në vitin e katërt të qeverisjes. Mandati i saj përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.

Thirrja e kësaj seance është bërë teksa po zhvillohen bisedime për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vetë Kurti ka thënë se është i interesuar për të diskutuar për datën e re të zgjedhjeve.

AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti, më pas shpërndarja e Kuvendit
Lexo po ashtu AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti, më pas shpërndarja e Kuvendit

Megjithatë, krerët e partive opozitare kanë opsione të ndryshme për mënyrën se si duhet të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.

Pas seancës, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje partive parlamentare që të çojnë përpara kërkesën e partisë së cilës i takon ai, për t’ua hapur rrugën zgjedhjeve të reja përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka thënë gazetarëve, pas seancës se, “është e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit kur për debat të qeverisjes ka aq pak deputetë në sallë”.

“Në aspektin legjislativ, pushteti është i gatshëm të vazhdojë mandatin deri në fund, dhe për të përmbushur agjendën legjislative më shumë se secila legjislaturë deri më tash”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori