LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se Prishtina synon të vazhdojë me rezultate pozitive

Krasniqi thotë se Prishtina synon të vazhdojë me rezultate pozitive

Prishtina sot takohet me Ballkanin në ndeshjen e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo është sfida e parë e Prishtinës që e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” për këtë edicion andaj dueli po pritet me shumë entuziazëm në kryeqytet dhe jo vetëm.

Prishtina vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve dhe një barazimi dhe renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë të tubuara, ndërkohë që Ballkani në dy ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar gjashtë pikë.


Ylli i Prishtinës, Endrit Krasniqi, i cili edhe në këtë edicion po mahnit me paraqitjet e tij në fushat e futbollit kosovar, ka thënë për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas se pret që të dielën në dritën e reflektorëve dhe me stadiumin e mbushur me tifozë, Prishtina të korr fitore ndaj Ballkanit.

Rëndësia e ndeshjes – “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ne jemi të koncentruar në ekipin tonë në mënyrë që ta vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive”.

Përgatitjet – “Gjatë javës kemi punuar dhe stërvitur shumë mirë. Atmosfera është shumë e mirë si dhe grupi është shumë i bashkuar duke filluar nga drejtuesit, stafi dhe ne futbollistët”.

Përparësia e Prishtinës ndaj Ballkanit – “Konsideroj se përparësi e jona është se zhvillohet ndeshja e parë si vendas në këtë edicion në stadiumin “Fadil Vokrri” që për neve është motiv të luajmë në shtëpinë tonë. Besoj se tifozët tanë “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës do të na përkrahin maksimalisht që atë përkrahje të kthejmë në energji pozitive dhe në fund shpresoj se do të dalim me pikë të plota”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori