LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Takimi Thaçi- Putin, shans për t’i prezantuar Rusisë të vërtetën e Kosovës (Video)

Krasniqi: Takimi Thaçi- Putin, shans për t’i prezantuar Rusisë të vërtetën e Kosovës (Video)

Memli Krasniqi thotë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast të prezantojë vërtetën para bllokuesit të vetëm të anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë Kosova nuk është respektuar më shumë se sa me vizitën e fundit të Thaçit në Francë.

“Brenda  48 orëve presidenti Thaçi ka takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nja 2-3 herë presidentin francez Macron, presidentin turk Erdogan dhe në fund presidentin e Rusisë”, tha Krasniqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.


Ish-ministri Krasniqi thotë se reagimet politike janë të kuptueshme, por deri sot, sipas tij, Kosova nuk ka pasur asnjë mundësi të prezantojë të vërtetën para bllokuesit të vetëm të anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Pengesa kryesore e anëtarësimit të Kosovës në OKB është Rusia sepse vetoja e tyre e ka pamundësua implementimin e Pakos së Ahtisarit. Me vite të tëra gjysma e energjisë së diplomacisë kosovare është shpenzuar për të krijuar takime me shtetet e ndryshme mosnjohëse anë e mbanë botës”, thotë Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PDK-së thotë se është e çuditshme që takimi i Thaçit me Putinin të shihet me dyshim, kur ai ndodhi në margjinat e një takimi të përgjithshëm ndërkombëtar.

“Për mendimin tim është e çuditshme të shikohet me sy dyshues takimi i presidentit Thaçi me Putinin, i cili ishte një takim kortezie meqenëse ishte një takim në margjina”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se takimi Thaçi- Putin nuk ka mundur të ndodhë rastësisht dhe pa pasur mbështetjen e aleatëve tradicional të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori