Prishtina dhe Feronikeli do të ndeshen në kuadër të javës së 16-të. Dy skuadrat janë ndeshur njëherë në këtë edicion ku pati fituar Prishtina në Drenas 2:1.

Prishtina renditet e 3-ta me 24 pikë të tubuara duke mos pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit rresht (katër fitore e një barazim), por edhe Feronikeli në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje (dy fitore e një barazim),megjithatë skuadra e “industrialistëve” ndodhet e 5-ta me 19 pikë të tubuara.


Prishtinës, përveç Gavazajt dhe Shillovës – të lënduar, i kanë në dispozicion të gjithë futbollistët tjerë.

128621805 10159482811643538 4736536478444263460 o

E për këtë takim shumë të rëndësishëm për kryeqytetasit, ka folur mesfushori i tyre më i mirë, Endrit Krasniqi.

“Mendoj se të gjitha ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor është e rëndësishme dhe gjithsecila më e vështirë se tjetra dhe që të gjitha pretenduese për kreun e tabelës”.

“Shpresoj që me lojë të mirë të korrim fitore në përballjen me Feronikelin të cilët kanë ekip të mirë edhe pse nuk e kanë pasur formën optimale nga fillimi i kampionatit. Janë ekip i rrezikshëm, por ne do të mundohemi të kryejmë detyrat tona të cilat i kemi për të arritur objektivin që kemi”, deklaroi Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

128494978 10159482810863538 2412399350700246223 o

“Kam formë të mirë momentale, shpresoj të vazhdoj njëjtë, por më shumë besoj që duhet gjithsecili së pari t’i ndihmoj ekipit edhe më shumë”, ka thënë mesfushori Endrit Krasniqi i cili në tre ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app