Të hënën është sulmuar djali i politikanit serb, Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq, nga 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla, për të cilin ka pasur reagime të shumta nga politikanët shqiptarë po ashtu edhe nga shoqëria civile.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë intervistës për Telegrafin, sulmin ndaj djalit të Rashiqit e quajti të tmerrshme.
Ajo tha se në komunitetin serb në Kosovë që nga viti 2017 ka pasur frikësim nga Beogradi për tua përcaktuar se kënd duhet të votojnë.
“Ishte një lajm i tmerrshëm kur dëgjuam që djali i tij ishte rrahur brutalisht, edhe arsyet e artikuluara nga Rashiq ishin politike. Kemi parë që komuniteti serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë që nga 2017 ka pasur një intimidim në fakt tek qytetarët serb se për kënd do të votojnë”, ka thënë ajo.
Krasniqi po ashtu tha se në komunitetin serb nuk ka garë të mirëfilltë demokratike në zgjedhjet të cilat janë mbajtur në Kosovë.
Siç deklaroi ajo, qytetarët serbë nuk janë lejuar të votojnë apo mendojnë ndryshe nga Lista Serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi siç tha ajo ata janë gjithmonë në shënjestër.
“Kemi parë që në momentin që është bërë marrëveshje e Brukselit në vitin 2013, kur janë mbajt dhe zgjedhjet legale ligjore në komunat me shumicë serbe në veri, formimin e Listës Serbe dhe ndikimin e Listës që ka drejtpërdrejtë me presidentit serb Vuçiq, ka pasur në përcaktimin e kësaj jo vetëm 10 vendeve në kuvend dhe në pozicione të tjera. Kemi pa që nuk ka garë të mirëfilltë demokratike në zgjedhjet e komunave me shumicë serbe, pasi qytetarët nuk janë lejuar të votojnë për dikë tjetër dhe partitë politike që mendojnë ndryshe nga Lista Serbe dhe presidenti Vuçiq janë gjithmonë në shënjestër”, u shpreh ajo.
Krasniqi gjithashtu theksoi se edhe Bashkimi Evropian (BE) në vitin 2019 kishin evidentuar që në komunat me shumicë serbe nuk kishte zgjedhje të mirëfillta demokratike.
“Në 2017 kishte raportime, në 2019 kishte raportime qoftë nga Bashkimi Evropian dhe ekipet monitoruese që evidentuan dhe nënvizuan që në këto komuna nuk kishte zgjedhje të mirëfillta demokratike. Këtë herë zgjedhjet shkuan më qetësisht, por fakti që shkoi më qetësisht do të thotë që është negative sepse është bërë një normalizim i presionit, i frikës, i shtypjes që i ushtrohet komunitetit serb, dhe ndikimit të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtarë”, tha tutje ajo.
Sipas saj, sulmi fizik që ndodhi të hënën ndaj djalit të Rashiqit duhet të jetë një sinjal për institucionet e Kosovës por edhe për faktorin ndërkombëtar që mos të lejojnë që në emër të stabilitetit të prodhohen hapësira të dhunës të frikës dhe presionit ndaj këtij komuniteti.
“Prandaj kjo që ndodhi dje duhet të jetë një sinjal, një thirrje jo vetëm nga institucionet e Kosovës por edhe nga faktori ndërkombëtar që e mbështesin procesin e dialogut që mos të lejojnë që në emër të së ashtuquajturës stabilitet të prodhohen hapësira të dhunës të frikës të presionit ndaj komunitetit serb në Kosovë drejtpërdrejtë nga komuniteti serb apo nga presidenti serbë, Vuçiq”, tha ndër të tjera Jeta Krasniqi nga KDI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës