LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: SHSKUK-ja ka në dispozicion 750 shtretër, shpenzimet për furnizim me oksigjen janë rritur në mënyrë enorme

Krasniqi: SHSKUK-ja ka në dispozicion 750 shtretër, shpenzimet për furnizim me oksigjen janë rritur në mënyrë enorme

Trendi i uljes së rasteve të të infektuarve me COVID-19, nuk nënkupton që mos të vazhdojmë të jemi vigjilentë.

Kështu ka thënë në Kanal10, infektologu Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK.

“Edhe pse po shihet trendi në ulje i rasteve pozitive me COVID-19, nuk duhet të relaksohemi, por të jemi edhe më tutje vigjilentë dhe të respektojmë masat kundër parandalimit të pandemisë”, ka deklaruar ai.


Krasniqi ka treguar se afërsisht 500 pacientë janë të shtrirë nëpër klinika dhe spitale në Kosovë që janë me COVID-19 ose të dyshuar për këtë pandemi.

“Kemi afër 500 pacientë të shtrirë nëpër klinika dhe spitale me COVID-19 ose të dyshuar si të infektuar, 40 prej tyre janë të kyçur në respiratorë”, njofton Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se shpenzimet për furnizim me oksigjen janë rritur në mënyrë enorme, ndërsa thotë se, SHSKUK-ja ka në dispozicion 750 shtretër.

“SHSKUK ka lidhur kontratë edhe me një kontraktor të dytë për furnizim me oksigjen, që është operator lokal”, njofton Krasniqi, duke shtuar se, Kosova ka dy operatorë për furnizime me oksigjen.

Ai ka bërë thirrje që familjarët mos të vizitojnë të infektuarit me COVID-19, të shtrirë në spitale.

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Lajme
Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Lajme
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Politikë
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi

Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Kalo në kategori