Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takimin deputetin kanadez, Kyle Seeback dhe gruan e tij, shqiptare, Fluturën.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se me deputetin kanadez kanë biseduar për raportet ndërmjet dy shteteve dhe fuqizimin e marrëdhënieve.
“Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë që të pres dy mysafirë të veçantë – deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndër i Kosovës, Kyle Seeback, si dhe bashkëshorten e tij, Fluturën.
Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve. Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë.
Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/