LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për Ukshin Hotin: Serbia po e mban të fshehur të vërtetën

Krasniqi për Ukshin Hotin: Serbia po e mban të fshehur të vërtetën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar veprimtarin e shquar Ukshin Hoti në 23 vjetorin e zhdukjes së tij.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se profesori Hoti ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti”, ka shkruar Krasniqi.


Postimi i plotë:

Sot, bëhen 23 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Profesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.

Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.

Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori