LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për COVID-19: Ideja e imunizimit të tufës është e rrezikshme

Krasniqi për COVID-19: Ideja e imunizimit të tufës është e rrezikshme
Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se derisa ende nuk ka vaksinë kundër coronavirusit, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur janë tri masa: mbajtja e distancës, vendosja e maskës dhe higjiena personale.

“Meqenëse kemi të bëjmë me një sëmundje që sulmon rrugët e frymëmarrjes, atëherë këto janë masat parandaluese më efikase deri më tash”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, përballja me këtë pandemi kërkon mobilizimin e të gjithëve.


“Ky mobilizim e kemi parë me herët ka nisur nga institucionet e sigurisë, mediat, por ajo që është më kryesorja, mobilizim i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për televizionin publik.

I pyetur për idenë e dhënë nga infektologu Ilir Tolaj që pandemia apo coronavirusi largohet vetëm me infektimin e tufës, pra lënia e lirë e qarkullimit të virusit për t’u krijuar imunitetit i masës, Krasniqi ka dalë kundër këtij propozimi.

“Kjo është një qasje që e kemi parë edhe në Suedi, pra qasja e mos mbylljes. Ne në Kosovë e kemi bërë hapjen graduale, duke e zhvilluar edhe jetën, mirëpo është vështirë të kontrollohet infeksioni”, ka thënë ai.

Sipas tij, tjetër gjë është ata që flasin dhe japin këso idesh, e tjetër gjë është për ata që kanë përgjegjësi.

“Është vështirë të kesh infeksion të kontrolluar. Duhet të kesh resurse të mjaftueshme humane, infrastrukturore, të kesh ilaçe të mjaftueshme që të ndodh ajo që ka bërë Suedia”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nëse nuk i keni këto në dispozicion, atëherë një ndërmarrje e tillë do të ishte shumë e rrezikshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori