Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka folur në lidhje me sjelljen që partia e tij ka në çështjet e rëndësishme të vendit.
Krasniqi tha se modeli i të bërit opozitë nga kryeministri, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk është një model që duhet ndjekur dhe nuk është një model i së ardhmes, por se duhet të mbetet si një model i të kaluarës.
“Modeli i Kurtit nuk është model që duhet ta ndjek kushdo qoftë në Kosovë. Modeli i përçarjes që ai e ka mbjellë në skenën tonë politike për vite me radhë, nuk besoj se duhet të jetë model i së ardhmes, është model i të kaluarës. Për këtë arsye unë nuk do të jem asnjëherë njeri që për çështje të rëndësishme do të mbaj hatër dhe inate pse nuk është përgjigjur ai dhe të mos i përgjigjemi ne. Në fund të fundit më me rëndësi sesa partitë politike është shteti dhe janë institucionet”, u shpreh Krasniqi.
Sipas tij, modeli opozitar të cilin e ka instaluar Lëvizja Vetëvendosje ka qenë një model agresiv dhe një model mohues.
“Më vjen keq që në dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vitet e fundit, modeli opozitar në Kosovë ka qenë modeli i Vetëvendosjes dhe ky model në sytë e qytetarëve në përgjithësi ka qenë një model agresiv, një model mohues, i cili ka zhvlerësuar çdo gjë që është arritur në Kosovë dhe ka mohuar çdo veprim, edhe atëherë kur ka qenë në interesin kombëtar”, tha Krasniqi.
Krasniqi shtoi se PDK-ja nuk e ka në traditën e vet në qasje të tillë dhe nuk do ta ketë as tani me të si kryetar.
“Partia Demokratike nuk e ka në traditën e vet një qasje të tillë, nuk e ka pasur asnjëherë dhe nuk do ta ketë as nën lidershipin tim. Ne do t’ia bëjmë opozitën kryeministrit Kurti, sepse janë me dhjetëra tema, me qindra tema për të cilat duhet të flasim”, tha ai. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet