LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë po e stimulon sektorin e qumështit

Krasniqi: Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë po e stimulon sektorin e qumështit

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit, Gani Durmishaj, më të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në industrinë e qumështit, si dhe për mbështetjen e ministrisë për avancimin e mëtejmë të kësaj industrie.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i ka njoftuar ata më hollësisht për ecurinë e realizimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të cilit ai theksoi se kanë gjetur mbështesje të madhe fermerët e industrisë përpunuese të qumështit.

Ai i ka njoftuar ata se buxheti i ndarë për mbështeten e këtij sektori, si përmes granteve investive dhe subvencioneve, do të ndikojë që ky sektor të zhvillohet e po ashtu të rritet cilësia e prodhimeve vendore të qumështit.


Zëvendësministri Krasniqi, ju ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZHR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët.
Në anën tjetër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Durmishaj e falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori