Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se fjalimi i tij në seancën e së hënës në Kuvend ka pasur adresë të saktë dhe klani Pronto dhe koalicioni i tyre e dinë mirë për kë e kishte fjalën, por sipas tij, ata qëllimisht i ndezën shoqatat e veteranëve dhe militantët, në mënyrë që të fshehin veten dhe krimet ekonomike të tyre prapa UÇK-së.
Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se luftëtarët e vërtetë të UÇK-së marrin pensione përbuzëse, ngase disa “komandantë” për të fituar vota kanë dy-trefishuar numrin e veteranëve të regjistruar.
Lexoni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:
“Klani Pronto dhe koalicioni i tyre e dinë mirë për kë e kisha fjalën dje. E dinë mirë që iu drejtova milionerëve të PAN-it, por qëllimisht i ndezën shoqatat e veteranëve dhe militantët, në mënyrë që të fshehin veten dhe krimet ekonomike të tyre prapa UÇK-së.
Ata po ashtu e dinë mirë se:
– Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së jetojnë në kushte të rënda dhe s’flet kush për ta, sepse DISA “komandantë” (që janë pjesë e PAN-it) i kanë bërë milionat në kurriz të qytetarëve.
– Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së fëmijët po u ikin jashtë Kosovës, ngase fëmijët e DISA “komandantëve” – si Hashim Thaçi, me paratë tona i kryejnë pushimet në Dubai.
– Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së fëmijët u mbesin pa punë, ngase për punësim në Kosovë pyeten djemtë e DISA “komandantëve” – si Adem Grabovci.
– Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së marrin pensione përbuzëse, ngase DISA “komandantë” për të fituar vota kanë dy-trefishuar numrin e veteranëve të regjistruar.
Boll jeni fshehur prapa UÇK-së, ndërkohë që e keni braktisur çdo vlerë e ideal të luftës sonë çlirimtare. Askush nuk po ua mohon vitet e luftës por UÇK-ja ka qenë e popullit.
Megjithëse do të dëshironit që ashtu siç keni privatizuar gjithçka, ta privatizoni edhe UÇK-në, UÇK-ja nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë pronë e juaja private.
Krenar me luftën e drejtë të UÇK-së që kurrë askush nuk do të mund ta përdhosë!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker