LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Lufta e drejtë e Kosovës, në aleancë me NATO-n detyroi Serbinë të dorëzohej

Krasniqi: Lufta e drejtë e Kosovës, në aleancë me NATO-n detyroi Serbinë të dorëzohej

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e sulmeve të NATO-s theksoi se Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se qytetarët e Kosovës gjithmonë do të jenë mirënjohës.

Lexoni të plotë postimin:


“23 vite më parë, forcat aleate të NATO-së nisën fushatën ajrore të bombardimit të Serbisë e Jugosllavisë, për t’i dhënë fund regjimit pushtues e gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

Për të nderuar sakrificën dhe luftën e gjithë ushtarëve të NATO-s që ishin pjesëmarrës të Operacionit Forca Aleate, së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bëmë homazhe në Prizren, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën në këtë mision mbrojtës për popullin tonë.

Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori