Nuk ka vështirësi në grumbullimin e mjedrës nga pikat grumbulluese që janë në gjithë territorin e vendit. Edhe në rastet kur disa qendra në disa rajone të caktuara mund të kenë vështirësi në grumbullim, ka kapacitete të mjaftueshme nëpër komunat tjera dhe ato janë të gatshme ta pranojnë prodhimin nga fermerët. Sidoqoftë, edhe nëse paraqiten vështirësi grumbullimi, ruajtja apo ftohja mund të bëhet edhe në fabrika të tjera të përpunimit të pemëve.
Këto u konstatuan sot, në takimin që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me përfaqësuesit e të gjitha qendrave grumbulluese të mjedrës në Kosovë, si dhe kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka. U konstatua se vështirësitë në grumbullim me kohë kanë qenë si rezultat i rritjes së prodhimit dhe sipërfaqeve me mjedra në nivel vendi, nga 400 hektar nga viti 2015 në mbi 1000 hektar këtë vit. Prodhimi këtë vit pritet të jetë rreth 5000 ton, me një vlerë prej rreth 8 milionë euro.
Në takim u diskutua për raportimet dhe zhvillimet e ditëve të fundit në grumbullim, por me theks të veçantë u bisedua edhe për sfidat e tjera që ndërlidhen me këtë segment, si dhe hapat që duhen ndërmarrë. Ministri Krasniqi tha se qendrat grumbulluese janë një hallkë e rëndësishme e qëndrueshmërisë dhe rritjes së prodhimit dhe shitjes së mjedrës.
Ai tha se këto qendra janë mbështetur në vazhdimësi nga MBPZHR-ja në rritjen e kapaciteteve dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ministri shtoi se bashkë me shoqatën e kultivuesve, por edhe qendrat grumbulluese do të hartohen politikat mbështetëse të ministrisë për vitet e ardhshme, duke theksuar se do të ketë një fokus në rritjen e kapaciteteve të grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të mjedrës.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qendrave grumbulluese falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar për të kaluar situatën, si dhe njoftuan për përgatitjet dhe investimet që po bëjnë në rritjen e kapaciteteve të tyre grumbulluese. Ata thanë se do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që sektori të zhvillohet edhe më shumë.
Kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka shprehi falënderim për ministrinë që ka ndihmuar në lehtësimin e situatës dhe theksoi se si shoqatë do të kenë bashkëpunim sa më të madh me qendrat grumbulluese, por edhe do të punojnë në edukimin fermerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos