Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi i ka siguruar deputetët se ShSKUK-ja asnjë ditë nuk ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet, por pranoi se ka pasur vwshtirwsi nw furnizim.
Përgjigje të shkurtë për pyetje e deputetëve pati edhe për mungesën e barnave për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Ai tha se këto vështirësi dhe mungesa po rrjedhin për shkak të vështirësive në furnizim nga kompanitë.
“Ne si SHSKUK kemi kontrata valide me kontraktorët ndërsa mua në më kujtohet se i kam shkruar email dhe i kam thënë gjenduni ashtu siç mundeni nëse unë e kam bërë një gjë të tillë do ta shoh por nuk më kujtohet se kam thënë kështu…Edhe njëherë vështirësi ka pasur mund të ketë edhe në të ardhmen por ne i kemi marr të gjitha veprimet që janë në dorën tonë që të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm me oksigjen. Mos harroni po e them edhe njëherë sa ka Kosova rezerva me oksigjen Kosova nuk ka mekanizma të rezervimit të oksigjenit nuk ka prodhues të oksigjenit në vendin tonë. Kosova në kohën e pandemisë furnizohemi nuk punoj me kompani të palicencuara…Kosova gjatë kësaj kohe edhe sot e kësaj dite vazhdon të furnizohet në baza të rregullta ditore për çdo ditë furnizohemi me oksigjen pra importojmë oksigjen nga jashtë“, theksoi Krasniqi.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kërkoi angazhim maksimal për sigurimin e vaksinën kundër COVID-19, pasi siç tha ai në të kundërtën mund të ndodh që do jemi me maska edhe vitin e ardhshëm.
Ai madje tha se qytetari i cili trajtohet në shtëpi nuk e ka ndihmën nga shteti dhe çdo shpenzim për mjekim bëhen nga vetë ata.
“Çështja e oksigjenit na i ka ngritur nga qytetarët dhe nga gjysma e institucioneve pra ka filluar me u dal me i ngrit edhe nga zyrtarët brenda institucioneve të sistemit publik sekondar dhe terciar, nuk po them për QKUK por për spitalet regjionale çka ka ndodhur me oksigjen dhe çka është duke ndodhur me oksigjen është mirë me pas më së pari ju të qartë por edhe ne të qartë, dhe këtu nuk jemi duke e ditur mirë“, tha Ismajli. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova