Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur për dinamikën e implementimit të projekteve kapitale për vitin 2021.
Krasniqi në takimin me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti u shpreh se kanë evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve.
Ai ju bëri thirrje kryetarëve të komunave që të bëjnë pak presion të operatorët që të kryejnë punë, pasi siç tha ai ekziston rreziku që mjetet të kthehen prapa.
“Dinamika e implementimit të projekteve kapitale për vitin 2021. Nga vizitat tona të rregullta në terren për grantet që mbulohen nga ministria, kemi evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve. Aktualisht, flasim vetëm për 10.2 për qind të realizimit të të gjithë këtyre projekteve kapitale dhe në terren me kryetarët e komunave po e vërejmë që mund të bëhet më shumë në mënyrë që të bëjnë pak presion te operatorët dhe këto projekte të përfundojnë, për shkak se ju e dini mirë rrezikun që mjetet do të kthehen mbrapa”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Ai ka folur gjithashtu edhe për problematikën të cilën e kanë komunat në lidhje me qentë endacakë, duke bërë bërë të ditur se është formuar një grup punues dhe e kanë përfunduar pjesën e parë të strategjisë.
Sipas tij, kjo strategji është në Ministrinë e Financave për opinion financiar.
“…Ashtu siç jemi të informuar me kërkesë të kryeministrit është formuar një grup punues dhe e kemi përfunduar pjesën e parë të strategjisë. Për momentin është në Ministrinë e Financave për opinionin financiar dhe mandej do të vazhdohet tutje, në Zyrë për koordinim të politikave në qeveri dhe do të votohet në qeveri”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se strategjia parasheh një kosto prej 10 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht