Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot Organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” ku kanë bashkëbiseduar me fermerë të kësaj komune për sfidat e tyre dhe mungesën e mbështetjen nga Qeveria e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, lideri i PDK-së u shpreh se kjo organizatë ndër vite ka dhënë një kontribut të matshëm në avancimin e sektorit të bujqësisë, në mënyrë të veçantë në aftësimin profesional të kuadrove të reja.
“Është e jashtëzakonshme që kemi tashmë organizata joqeveritare si IADK që u mundëson një numri të madh të të interesuarve që të aftësohen dhe trajnohen profesinalisht në fusha të ndryshme në përpunimin e pemëve, perimeve, qumështit.”, tha Krasniqi.
Ai tregoi se gjatë takimit u diskutua për vështirësitë me të cilat përballen fermerët e Vushtrrisë.
“Diskutuam gjerë e gjatë me shumë fermerë të Vushtrrisë që janë në sektorin e qumështit dhe që kanë telashe dhe vështirësi të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Unë e përgëzoj kryetarin Idrizi që qysh me marrjen e mandatit i ka dhënë përparësi rritjes se subvencioneve në bujqësi, duke rritur mbi 100 për qind vlerën e përgjithshme dhe duke qenë për herë të parë mbështetës i drejtpërdrejtë edhe i sektorit të qumështit, por edhe i sektorit të ujitjes dhe sektorëve tjerë.”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë vëmendjeje ndaj bujqve, e cila deri tani nuk e ka analizuar situatën siç duhet por vetëm ka improvizuar, pa pasur planifikim afatmesëm.
“U ndjeva vërtetë i shqetësuar nga vështirësitë, sfidat që i kanë fermerët, e të cilat nuk po adresohen nga ana e Qeverisë e që është obligim i tyre, meqenëse sidomos gjatë periudhës së pandemisë por edhe në vitin e fundit, kryesisht edhe për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainë shumë produkte dhe inpute bujqësore janë shtrenjtuar dukshëm. Ka telashe me plasimin e produkteve në treg, është rritur një pasiguri e madhe sa i përket këtij sektori dhe Qeveria duket se po vazhdon ta neglizhojë (situatën), përkundër premtimeve pompoze që do t’i rrisin subvencionet.”, tha ai.
Krasniqi u shpreh tejet mirënjohës për punën e IADK-së premtoi se PDK si lidere e opozitës do të vazhdojë të angazhohet për të qenë zë i interesave të bujqve.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se është i përkushtuar për t’i ndihmuar fermerët e kësaj komune që janë punëtorë të pandalshëm.
Idrizi bëri të ditur se ka marrë vendim që të subvencionojë të gjithë fermerët e Vushtrrisë me 4 centë për litër qumeshti.
Krahas kësaj, ai tha se po i subvencionojnë me pagesa direkte edhe fermerët tjerë dhe blegtorët.
Në anën tjetër, Zenel Bunjaku, drejtor i Organizatës Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës, tha se ndihet shumë fakënderues për bashkëpunimin e ngushtë që ia ka ofryar kryetari i Komunës së Vushtrrisë për fushën e bujqësisë.
Ai tha se deri tani janë marrë parasysh të gjitha propozimet dhe iniciativat e Organizatës IADK-së në Vushtrri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos