LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Edhe FBI vërtetoi pafajësinë tonë

Krasniqi: Edhe FBI vërtetoi pafajësinë tonë

Frashër Krasniqi nga lëvizja Vetëvendosje i akuzuar për sulm ndaj Kuvendit tha të premten se përgjigja që ka ardhur nga FBI pas analizimit të materialit të dërguar nga Prokuroria tregon qartë se asnjë imazh i individëve, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi nuk është gjetur në video-materialet e dorëzuar nga Prokuroria.

Krasniqi në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë edhe FBI vërtetoi pafajësinë e tyre.

“Pergjigjja qe erdhi sot nga FBI pas analizimit te materialeve te derguara nga Prokuroria ne lidhje me rastin e montuar kunder nesh, thotë ne menyre te qarte se “Asnje imazh i individeve ne fjale (pra imazheve tona), nuk eshte gjetur ne videomaterialet e dorezuara (nga Pokuroria)”, shkruan Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/