LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e cilëson të pamundur korrigjimin e kufirit me Serbinë

Krasniqi e cilëson të pamundur korrigjimin e kufirit me Serbinë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë. Ai ka thënë se aktualisht një gjë e tillë është e pamundur.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Krasniqi ka bërë me dije se idetë për korrigjim të kufirit veçse kanë filluar t’i prodhojnë pasojat.

Ai ka theksuar se deklarimet e fundit për çështjen e kufijve janë duke e rrezikuar shumë të ardhmen e shtetit dhe të kombit.


Krasniqi ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm kur dialogu zhvillohet mes vendeve që e njohin njëri-tjetrin.

Ai ka bërë me dije se së pari duhet të ndodh normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, njohja në kufijtë ekzistues, pastaj në rrethana krejt të tjera mund të bisedohet për çështje të tilla.

Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale.

Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori