Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, thotë se Kosova ka bërë mjaft kompromise në bisedimet e Vjenës dhe se nuk mund të bëjë më kompromise sa i përket dialogut me Serbinë.
Krasniqi në një postim të tij në Facebook, ka shkruar se është për vazhdimit të dialogut me Serbinë, por jo për kompromis të ri.
Ai po ashtu ka shkruar se Qeveria e Serbisë duhet të obligohet që të distancohet nga politikat e krimit e të gjenocidit, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë, dhe i mohon ato.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook
Një përgjigje të gjithë atyre që kërkojnë kompromis të ri nga Kosova në dialogun me Serbinë. Kosova e ka bërë kompromisin e madh në bisedimet e Vjenës, ata që nuk besojnë, le të kërkojnë sqarime nga drejtuesit kryesor të atyre bisedimeve.
- Ne në Kosovë kemi bërë bisedime politike dhe kompromisin e madh në bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006 – 2007 nën prezencën dhe mbikëqyrjen e BE-së dhe të Grupit të Kontaktit. Bisedimet janë udhëhequr nga emisari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
- Bisedimet politike të Brukselit (BE-së) padrejtësisht e kanë hapur çështjen e statusit politik të shtetit të pavarur, sovran e demokratik të Kosovës të shpallur në koordinim me Komunitetin Ndërkombëtar e sidomos me vendet e Grupit të Kontaktit, pas bisedimeve të Vjenës.
- Me shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt 2008 dhe pas përgjegjës se GJND-së në pyetjen e Serbisë, se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, bisedimet politike me Beogradin kanë qenë të përfunduara. Ketë e ka konfirmuar edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e cila pas vendimit të GJND-së me Rezolutë ka kërkuar nga Kosova e Serbia që të zhvillojnë bisedime teknike për përmirësimin e jetës së qytetarëve te dy vendeve nën mbikëqyrjen e Brukselit.
- Kosova është për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kufijtë ekzistues të njohur edhe ndërkombëtarisht. Serbia po kërkon e kërcënon me agresion të ri mbi Kosovën. Ketë po e kërkojnë zyrtarët më të lartë të saj.
- Qeveria serbe duhet të obligohet që të distancohet nga politikat e krimit e të gjenocidit, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë, përkundrazi ajo i mohon ato.
- Nuk duket që kjo klasë politike që qeverisë në Beograd është e gatshme që t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën e shqiptarët.
- Ne gjithashtu jemi të bindur se as pala e jonë e as evropianet nuk e kanë gjetur gjuhën që e kuptojnë zyrtarët e lartë në Beograd, të cilët janë trashëgimtarë të politikës së Serbisë se Millosheviqit. Millosheviqi ka kryer krime të gjenocidit në Kosovë, pasardhësit e tij sot i mohojnë paturpësisht ato politika gjenocidale.
- Beogradi zyrtar është duke i penguar shumë qytetarët serbë të Kosovës që të integrohen në jetën politike e publike në Republikën e Kosovës. Integrimi i serbëve të Kosovës në jetën politike e publike është penguar nga Bisedimet politike të Brukselit.
- Para bisedimeve politike të Brukselit ka pasur një integrim të dukshëm të serbëve të Kosovës në jetën politike e publike në Kosovë. Lista Serbe si pjellë e Bisedimeve të Brukselit, nuk është për integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës, është për copëtimin e Kosovës dhe si e tillë është antikushtetuese (e jashtëligjshme).
- Gjithashtu ne jemi më shumë se të bindur se Kosova ka bërë shumë kompromise në Bisedimet e Vjenës dhe nuk guxon të bëjë kompromis të ri. Çdo kompromis i ri e bënë jo funksional shtetin. Bisedimet politike në mes Kosovës e Serbisë në Bruksel me mbikëqyrjen e BE-së për më shumë se gjashtë vite s’ishin gjë tjetër vetëm një labirint pa shtegdalje. Edhe nëse do të krijonte dalje, dalja do të ishte ne një pus i pafund. Vazhdimi i këtij labirinti nuk krijon normalizim të marrëdhënieve e as dalje paqësore, pasi të gjitha palët në ketë dialog ishin sa jo serioze aq edhe të papërgjegjshëm. /Telegrafi/<iframe
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!